Studenti: Je mashtrues dhe uroj të mos pushkatohem; Rama i kthehet egër

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentët e Universitetit të Vlorës. Në fjalën e mbajtur, studentët i kanë kërkuar Ramës plotësimin e 8 kërkesave. Njëri prej tyre, i është drejtuar drejtëpërdrejtë kreut të qeverisë, duke e quajtur mashtrues. Ndërkohë kryeministri  i është kundërpërgjigjur duke i thënë se kjo sjellje është rrugaçëri. Fillimisht studentët braktisën takimin me Ramës, pastaj e akuzuan për pasurinë, ndërkohë që studenti në fjalë i tha se dialogu me studentë nëpër Universitete, është shfaqje e ndryrë.

Studenti:

Jeni mashtruesi më i madh në këtë vend. Kur ju ishit i aftë i mbyllnit gojën kryetarit të opozitës Lulzim Basha, cfarë jemi ne studentët?! Unë dialogun nuk e pranoj se më thyhet inteligjenca edhe takimet që bëhen, janë që ti mbushni mendjen popullit janë më shumë se kaq. E dyta nuk mund të negociohet për gjërat bazë, dhe e treta do të ishte shumë e qartë dëshira juaj për dialog nëse plotësoni njërat nga këto tetë pika, jemi studentë dhe jo dele. Nëse ju jeni i forti në këtë vend më falni. Fëmijët nuk kanë më frikë nga gogoli, por nga ju. Fëmijët pyesin kush është Rama dhe thonë erdhi Rama obobobo! Nuk e meritojmë këtë shfaqje të ndyrë. Jam i lumtur nëse nuk pushkatohem se e keni bërë komunizëm këtë vend. Edhe ta dini se kjo është shfaqje e ndyrë. Shumë faleminderit!

Edi Rama:

Pika e parë, rrugaçëria nuk është trimëri. Domethënë të çohesh edhe ta thyesh tjetrin. Ti thua je mashtruesi më i madh, e kam dëgjuar nga ata që dëgjon ti dhe më duken për të ardhur keq dhe më vjen keq për ata që i botojnë, unë mund të jem ironi, por kurrë nuk do të dëgjosh nga unë nga këto akuzat rrugaçërore. Miqësisht hiqi këto për veten tënde. Argumentin nuk e bëjnë më të fortë fyerjet, as trim nuk të bëjnë. As mos ki merak, se ti për mua jeton një mijë vjet, unë ta kam merakun ty për veten tënde. Ti e quan popullin dele. Kjo që bërë është rrugaçëri, jo se je rrugaç.

SHKARKO APP