Stuhia “Monstër” tmerri i amerikanëve po shkon drejt Amerikës Lindore

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=E2av1oqrMEU” width=”560″ height=”315″]

Banorët nga Washington e deri në Philadelphia po përjetojnë të ftohtin e acartë që ka pushtuar pothuajse të gjithë kontinentin amerikan ndërsa dëbora ka pushtuar disa zona, ku janë regjistruar edhe stuhi dëbore.

Në disa shtete, dëbora ka arritur deri në 1 metër dhe rrugëtimi nga Virginia deri në Boston, është bërë i pamundur.

Në kryeqytet, tabelat e vendosura në rrugë i kujtojnë drejtuesve të automjeteve të jenë të kujdesshëm dhe të udhëtojnë sa më pak të jetë e mundur, ndërsa fundjava pritet të jetë vërtet e akullt.

“Po përpiqemi të jemi të kujdesshëm në çdo hap që po ndërmarrin, kemi hedhur kripë në çdo rrugë, kemi lajmëruar në vazhdimësi banorët që të jenë të kujdesshëm kryesisht në fundjavë” tha kryebashkiaku i qytetit, Jim Kennedy.

Ndërkaq në New York dhe New Jersey, shitësit e dyqaneve po përfitojnë nga ky mot ekstrem për të shitur gjithçka sa i përket sezonit të dimrit, nga xhupat e deri tek çizmet ndërsa banorët po furnizohen çdo ditë e më shumë me ushqimet bazë, bukë dhe qumësht, përpara se të përfshihet nga ndonjë stuhi që mund ti bllokojë në shtëpi.

Mbi 50 milionë amerikanë mund të preken sipas sinpotikanëve, nga një stuhi që mund të cilësohet si “Stuhia monstër” e që pritet të përfshijë mbarë Amerikën përgjatë kësaj fundjave.

SHKARKO APP