Sulmi terrorist.Kërkojnë djalin e tyre se ku ndodhet pas masakrës në metro
Familja e një të riu belg i cili është zhdukur në masakrën e Brukselit, përmes mediave sociale kanë kërkuar ndihmën e popullatës për ta gjetur atë.
Leopold Hecht besohet të ketë qenë në stacionin e metrosë, aty ku shpërthimi vrau 20 persona dhe plagosi 55 të tjerë.
Shoqja e tij, Laura, ka shkruar një status në Twitter, duke kërkuar ndihmë për ta gjetur atë.
“Nuk dimë asgjë për mikun tonë. Ai ishte në metro. Ju lutemi, nëse e shihni më lajmëroni”.Ndërsa vëllai i tij 20 vjeçar, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar edhe fotografinë e tij, duke kërkuar ndihmë për ta gjetur atë.