Tabaku: Për të mbuluar koncesionet abuzive, qeveria akuzon akuzuesit

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku, analizon situatën e krijuar nga koncensionet e qeverisë “Rama”, ku shprehet se anëtarë të qeverisë për të mbuluar koncesionet abuzive dhe kriminale (si fjala vjen PPP Milot-Balldren, Orikum-Porti jahteve apo Thumanë-Kashar) ngrenë gishtin akuzues ndaj atyre që i akuzojnë.

Tabaku thekson se një situatë e tillë qesharake vjen pasi qeveria “Rama” ka 6 vjet në qeverisje, ka marrë në dorë Prokurorinë e Përgjithshme përmes shpikjes PPP Marku, Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe çdo institucion tjetër hetues në vend.

Dhe duke u ndalur tek shifrat e koncesioneve, ish-nënkryetarja e Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave vëren se ndërsa BE ka përllogaritur koston e 1 kilometri rrugë në Autostradën Adriatiko-Joniane që të ketë vlerën 1.2 milionë euro, qeveria shqiptare për rrugë shumë herë me kushte gjeoteknike më të lehta ka vlerësuar në kontratat kriminale koston e 1 kilometër rrugë me një vlerë 16 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Propaganda në këto kushte, thotë Tabaku, tregon dëshpërimin që ka zënë mazhorancën dhe qeverinë, duke shtuar se sa më i afërt fundi, aq më i egër reagimi i qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Episodet humoristike të qeverisë “Rama” nuk lidhen vetëm me mënyrën se paraqitjes së kryeministrit në takimet zyrtare apo konferencat.

Ato shpesh zbresin edhe në zyrat e Kryeministrisë, ku anëtarë të qeverisë për të mbuluar koncesionet abuzive dhe kriminale (si fjala vjen PPP Milot-Balldren, Orikum-Porti jahteve apo Thumanë-Kashar) ngrenë gishtin akuzues ndaj atyre që i akuzojnë.

Një situatë e tillë qesharake vjen pasi qeveria Rama ka 6 vjet në qeverisje, ka marrë në dorë Prokurorinë e Përgjithshme përmes shpikjes PPP Marku, Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe çdo institucion tjetër hetues në vend.

Me gjithë këtë pushtet në dorë, me të gjitha mundësitë për të hetuar këdo nga qeveritë e shkuara, qeveria “Rama” zgjedh prapë gënjeshtrën propagandistike.

Ironia është se në vend që të hetohen ata që e ndanë Shqipërinë me traun 5 eurosh për interesa meskinë, ftohen të linçohen me akuza të dala boje ata që e bashkuan Shqiptarinë.

Heshtet për qeverinë dhe ministrat që kanë dhënë 2,2 miliardë lekë PPP për rrugë e shërbime që ende nuk kanë përfunduar dhe që i është fryrë kosto mbi dhjetë herë, ndërkohë që nuk janë dëgjuar të flasin kundër kontratave abuzive koncesionare të rrugës Milot-Balldren me vlerë 296 milionë euro dhe PPP-në e rrugës Porti Jahteve-Orikum me vlerë 70 milionë euro.

Ndërsa BE ka përllogaritur koston e 1 kilometri rrugë në Autostradën Adriatiko-Joniane që të ketë vlerën 1.2 milionë euro, qeveria shqiptare për rrugë shumë herë me kushte gjeoteknike më të lehta ka vlerësuar në kontratat kriminale koston e 1 kilometri rrugë me një vlerë 16 milionë euro.

Propaganda në këto kushte, tregon dëshpërimin që ka zënë mazhorancën dhe qeverinë. Sa më i afërt fundi, aq më i egër reagimi!”, shprehet ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?