Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sulmon fort:Arresti për qokë politike

Nuk ka vonuar as edhe një orë pas takimit në rezidencën e Bujar Nishanit të Kryeprokurorit të Republikës Adriatik Llalla dhe dy prokurorëve më të rëndësishëm Hajdarmataj dhe Fusha për çështjen e përgjimeve e ka dalë në konferencë shtypi urgjente ministri i brendshëm Saimir Tahiri. Ai ka sulmuar fort. Mundet burimet e tij ministrore kanë dhënë informacion se pse janë mbledhur në rezidencën e Presidentit prokurorët të cilët kanë nën hetim edhe ministrin. Bile edhe çka mund të jetë vendosur për tu bërë “kurban” për ndeshjen Shqiperi-Zvicer ! Nëpër zyrat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda po thuhet se një arrestim supër VIP po përgatitet.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka cilësuar një qokë politike, masën e sigurisë “ arrest shtëpie” të dhënë sot për dy zyrtarët e policisë së shtetit Artjon Duka dhe Entiol Xhelilaj, përkatësisht drejtor i Forcave Operacionale dhe specialist pranë kësaj Force.

Në një konferencë për mediat, Tahiri  tha se argumentat me të cilat gjyqtari Arjan Aliaj ka vendosur të lërë të pandryshuar masën e sigurisë janë qesharake.

Tahiri: Në vazhdim të denoncimeve tona të vendimarrjeve skandaloze të gjyqtarit Arjan Aliaj, dal sot para jush pas vendimi të këtij gjyqtari për të lënë në arrest shtëpie dy punonjës shumë të mirë dhe të përkushtuar të policisë së shtetit Artjon Duka dhe Entiol Xhelilaj,të cilët kanë kryer detyrën me përkushtim në forcimin e bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet policisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë falë të cilave policia shqiptare në bashkëpunim me partnerët ka korrur një sërë rezultatesh themelore për të ndërtuar marrëdhënien kyç  që duhet ndërmjet agjencive ligjzbatuese, luftën kundër kriminalitetit dhe veçanërisht terrorizmit.

Gjyqtari Arjan Aliu ka vendisur arrest shtëpie për oficerin Duka me argumenta skandalozë, që nuk janë të denjë as për një student të juridikut jo më për një gjyqtar. Është një përpjekje e dështuar për të bërë qokën politike të rradhës.

SHKARKO APP