Takim me ministrat e Jashtëm të BE, Rama: Sinjal pozitiv për integrimin

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me Kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare. Fokus i takimit të zhvillua në Bruksel, ku mori pjesë dhe Komisioneri Johannes Han, është procesi i integrimit dhe raporti i KE-së për Shqipërinë.

“U fol me tonet më pozitive për Raportin e Progresit dhe u konfirmua vullneti i vendeve anëtare për mbështetjen e rekomandimit pozitiv të Komisionit për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan Rama në Facebook.

Kreu i Qeverisë Edi Rama tha se gjatë takimit u fol me note pozitive për reformat e bëra në Shqipëri. Rama tha se takimi me krerët e diplomacisë së vendeve anëtare është një sinjal pozitiv për integrimin e Shqipërisë.

U nënvizua nga të gjitha vendet anëtare progresi i madh që pasqyrohet në Raportin e Komisionit; ecuria mbresëlënëse e reformave; respekti i veçantë për politikën rajonale të Shqipërisë; nevoja imediate për zbatimin e Ligjit të Vetingut si premisë e mirëkuptuar apo kusht i natyrshëm për ecurinë e këtij procesi historik”, shkruan Rama në Facebook për takimin.

Kreu i qeverisë falenderoi shefen e Diplomacisë Europiane, Federica Mogherini dhe Komisionerin Johannes Hahn, “dy miq të posaçëm e partnerë të çmuar të Shqipërisë në këtë proces”.

edi-rama-mogrini

rama-bruksel2

Komisioneri për Zgjerimin Johannes Han ka vlerësuar takimin e sotëm mes ministrave të Bashkimit Europian. Ai shkruan në Twitter se të gjithë ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së kanë vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria.

rama-bruksel

Në një prononcim për mediat, ministri i Jashtëm i Italisë  Paolo Gentiloni deklaroi për mediat se ka dakordësi të të gjithave vendeve anëtare të BE-së për të ecur para me procesin e integrimit të Shqipërisë. Ministri Paolo Gentiloni e cilësoi takimin e sotëm si një nismë që tregon mbështetjen e miqve të Shqipërisë.

Ai tha se qëllimi i takimit është që në muajin dhjetor, Këshilli i Europës të hapë negociatat më Shqipërinë. “Jemi shumë të kënaqur për nismën e promovuar nga Austria dhe Italia, miq të Shqipërisë. Qëllimi është që në dhjetor të kemi një vendim të Këshilli i Europian për të hapur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Mendoj se në Shqipëri janë bërë shumë reforma dhe shumë progres. Progresi i reformave në Shqipëri, konkluzioni i përbashkët në tryezën “Miqtë e Shqipërisë”. Ky është një lajm i mirë për procesin”,- tha Gentilioni.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kruz tha gjatë takimit se Shqipëria është një faktor i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit. “I jemi mirënjohës Kryeministrit dhe qeverisë shqiptare për gjithë reformat e bëra në Shqipëri. I jemi mirënjohës Shqipërisë për rolin pozitiv dhe konstruktiv që po luan në rajon. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Shqipërinë dhe rajonin, por edhe për të gjithë ne”,- tha diplomati austriak.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=O4V0jwualfQ&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP