Takimet e ditës së sotme të Presidentit Meta në SHBA

Presidenti Ilir Meta ndodhet në New York (SHBA) në kuadër të Sesionit të ri të OKB. Ai ka zhvilluar një serë takimesh me homologë, ndërkohë pika kulminante ishte dje kur ka takuar Presidentin e SHBA Donald Trump. Ndërsa sot Ilir Meta ka vazhduar takime të tjera. Eshtë takuar me Mike Bloomberg dhe ku pas takimit shkruan në Facebook: “I privilegjuar të takohem me Mike Bloomberg dhe të marr pjesë në Forumin Global të Biznesit Bloomberg 2018. Biseda shumë interesante për partneritetin midis biznesit dhe qeverive, në dobi të zhvillimit e begatisë së vendeve”.

Me pas për takimin me Boruch Tenembaum ka postuar shënimin e mëposhtëm: “Shumë i prekur nga modestia dhe mirënjohja e shprehur nga z.Boruch Tenembaum, themeluesi i Fondacionit Ndërkombëtar hebre “Raoul Wallenberg”, për rolin dhe kontributin e shqiptarëve gjatë Holokaustit. Mbështetje për projektin e tij për ta njohur e proklamuar Shqipërinë si “Shtëpia e Jetës”.

Ndërsa në drekë ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, Dusko Markoviç. Edhe në lidhje me këtë takim kreu i shtetit shqiptar shkruan se”Një takim i përzemërt dhe miqësor, si përherë, me Kryeministrin e Malit të Zi, Duško Marković. Biseduam për mundësitë dhe hapësirat për t’i bërë edhe më konkrete marrëdhëniet mes dy vendeve e popujve”.

Ndërsa ditën e premte Presidenti Meta do të flasë në sallën e OKB.

 Në foto: Takim me Mike Bloomberg

Në foto: Me kryeministrin e Malit të Zi, Duško Marković

Në foto: Takimi me Boruch Tenembaum, themeluesi i Fondacionit Ndërkombëtar hebre “Raoul Wallenberg”

 

SHKARKO APP