Taksa e Rrugës së Kombit. Qytetarët protestë para Kryeministrisë

”Boll me arrogancë, dhunë dhe koncesione”! Nën këtë moto përfaqësues të shoqërisë civile kanë nisur protestën tek Parku Rinia dhe më pas kanë vijuar marshimin drejt kryeministrisë. Protesta e sotme para Kryeministrisë është vijim i protestave që nisën në qytetin e Kukësit. Kjo protestë nuk është organizuar nga partitë, por nga përfaqësues të shoqatave të shoqërisë civile.

Opozita e bashkuar ka planifikuar që ditën e martë të zhvillojë tubime masive në të gjithë vendin duke bllokuar rrugët dhe qarkullimin e mjeteve.

Nga ana e saj qeveria ka premtuar se do të rishikojë tarifat e taksës së vendosur në Rrugën e Kombit, duke krijuar lehtësira për banorët e zonave të Kukësit, që janë përdorues më të shpeshtë të kësaj rruge.

Protesta para kryeministrisë ishte mbushur me parulla siç i shikon në foto.

 

 

 

SHKARKO APP