Taulant Balla: Lajmet e rreme dhe shpifjet duhen ndaluar dhe dënuar me ligj

Taulant Balla tha sot para medias se lajmet e rreme dhe shpifjet janë kërcënim ndaj fjalës së lirë.

Deklarata e tij vjen fill pas rrëzimit nga Komisioni i Venecias të projektit qeveritar për ligjin për Portalet. Rrëzimi nga Venecia nuk ka ardhur se nuk duhen bllokuar e dënuar portalet shpifëse dhe lajmet e rreme, por mënyra se si mazhoranca e sotme synon ti kontrollojë mediat online. Nuk mundet që AMA dhe AKEP të vendosin nëse duhet mbyllur apo dënuar një portal.

Në ligj duhet vendosur që me gjykatë ose një Bord Monitorimi nga vetë Shoqatat e Gazetarëve të vendosin se një lajm është i vertetë apo i rremë.

Por jo Qeveria!

AMA dhe AKEP-i vetëm zbatojnë vendimet e Bordit ose të gjykatës. Bordi i Gazetarëve mund të jetë ai që vendos në çast sapo vjen ankesa, duke e bllokuar lajmin e rremë apo shpifjen dhe me pas gjykata vendos përfundimisht. Në gjykatë caktohet edhe masa e dëmshpërblimit ndaj të dëmtuarit nga dëmtuesi.

Realisht ka një mori portalesh që fyejnë, shajnë, sajojnë, shpifin, etj. Në këtë rast qeveria ka të drejtë se duhet Ligj.

Por jo të arrijë që të shfrytëzojë këto ankesa që të fusë nën censurë portale apo media serioze kundërshtare apo të pavarura.

Por Ligji duhet miratuar për Portalet!

Kush plotëson kërkesat le të jetojë online, ndërsa nëse dalin si “kamikaz” për të goditur apo sharë e sajuar nuk duhen lejuar.

Në Ligj duhet precizuar se sejcili portal duhet të jetë regjistruar në tatime me NIPT, të ketë adresën, përsonin përgjegjës, email për lexuesit apo ankesat e tyre,etj

Liria e fjalës nuk cënohet nga mbyllja e kriminelëve të portalëve që i nxjerrin portale për gjoba e sajesa.

SHKARKO APP