Taulant Balla niset urgjent për Kosovë si kandidat për kryeministër i PS

Pas vizitës së djeshme në Kosovë të liderit të opozitës, Lulzim Basha që u prit me ceremoni shtetrore si kryeministër i ardhshëm nga presidenti Thaçi, nga kryeministri Hoti dhe kryeparlamentarja Osmani, sot është nisur me urgjencë drejt Prishtinës, Taulant Balla, numri dy në PS si dhe numri një i grupit parlamentar të mazhorancës. Mësohet se zotin Balla do ta presë presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti.

Me sa duket pas pritjes së ngrohtë të Lulzim Bashës, kryeministri Rama duke parë se atje duhet dërguar patjetër një kandidat për kryeministër nga PS që të rivalizojë liderin demokrat, dërgoi me vrap Taulant Ballën. Korrespodenti i KJ në Kukës tregon se makina e zotit Balla ishte e shoqëruar me makina policie para dhe pas makinës së zotit Balla. Si dhe dy motorë policie anash makinës.

Shoqërime të tilla i bëhen kryeministrit ose kandidatit për kryeministër, kur ky i fundit ka probleme me ruajtjen e jetës së tij.

Taulant Balla nuk ka qenë asnjë herë anëtar qeverie. Sondazhet e deritanishme e nxjerrin PS-në humbëse të zgjedhjeve dhe mundet që Edi Rama po përgatit zëvëndësin e tij për kryeministër.

 

SHKARKO APP