Të dielën do përplasen turmat në Kavajë. Spahiu: Ramën e rrëzojmë me forcë

Nuk ka konsensus, nuk ka më negociata, nuk ka më paqe. Politika e poshtër shqiptare nuk prodhoi dot paqe, mirëkuptim dhe zgjidhje. Përkundrazi ajo për hir të pushtetit dhe parasë po çon në përplasje popullin. Në Kavajë ditën e dielë opozita e kryesuar nga PD parashikon të mbledhë diku te 150 mijë veta për të bllokuar votimet dhe zgjedhjet në Kavajë. Lulzim Basha i quan zgjedhjet në Kavajë si të krimit dhe drogës, pasi sipas tij pushteti kriminal i Ramës po blen dhe vjedh votat dhe demokracinë. Basha pas dështimit të bisedimeve të fundit në presidencë për gjetjen e një zgjidhje për të shkuar të gjitha partitë në zgjedhje, bëri thirrje për tu mbledhur në Kavajë ditën e dielë dhe për të rrëzuar Republikën e krimit. Ai deklaroi “Të çlirojmë Kavajën nga krimi ditën e dielë!”. E përkthyer në gjuhën e militantëve të PD-së të cilët po grupohen nga rrethet e Shqipërisë  si dhe nga informacionet që vijnë dita e dielë në Kavajë do ketë përleshje mes pushtetit dhe opozitës.  Fakti që opozita do mblidhet e gjitha në Kavajë për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve farsë, sipas asaj, mbart rrezikun e futjes së militantëve në qendrat e votimit duke marrë kutitë dhe fletët e votimit duke i djegur mu në sheshin para bashkisë. E gjitha kjo do sjellë reagimin e forcave speciale të mbërritura në Kavajë,  të cilat janë deri sot diku te 2 mijë forca. Kavaja do kthehet në shtetrrethim të shtunën në darkë, por kjo mund të sjellë përplasje që në hyrje të Kavajës mes popullit opozitar dhe forcave të policisë, çka do ta ndizte që në fillim përplasjen fizike.

Më radikali mbetet lideri i Aleancës Kuq e ZI, Kreshnik Spahiu. Ai deklaroi mbrëmë te emisioni Opinion i Blendi Fevziut se të dielën duhet ta rrëzojmë me forcën e popullit Edi Ramën. Ndaj të përgatitemi se të dielën në Kavajë do të përballemi me falangat e drogës dhe krimit, theksoi Spahiu. Mësohet se janë bërë gati mbi 3 mijë militantë të AK që të përballen të parët me forcat e policisë nëse ato prekin qoftë edhe një demonstrues.

Ndërkohë mbi 2 mijë forca speciale dhe policisë po rrethojnë Kavajën duke kontrolluar çdo njeri që kërkon të futet në Kavajë. Urdheri nga Edi Rama mësohet të jetë dhënë që duhet tu japim mësim ligjor të gjithë atyre që duan të destabilizojnë Kavajen dhe vendin.

(marrë nga www.spjv.it)

http://www.spjv.it/index.php/politika-mobile/te-dielen-do-perplasen-turmat-ne-kavaje-spahiu-ramen-e-rrezojme-me-force

SHKARKO APP