Vdekja tragjike e katër të rinjve për fajin e shpejtësisë dhe sinjalistikës
Lajme kontradiktore po dalin për vajzën që ishte në makinën e vdekjes në Velipojë. Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e tmerrshëm që ndodhi mëngjesin e djeshëm në Velipojë, ku nga rënia në kanal e një makine humbën jetën 4 të rinj, mes tyre edhe një femër. Por në media u raportua se Artenisa Perej ishte e fejuara e Besmir Kolës, i cili do të martohej në 14 gusht të kësaj vere. Ndërkohë që në redaksinë e “Gazeta Express”, kanë mbërritur disa informacione nga të afërm të Besmir Kolës ku sqarojnë se vajza që vajza që vdiq në aksidentin e Velipojës nuk ishte e fejuara e Besmir Kolës, shkruan edhe Tema.
Vajza që u gjet e mbytur në makinë në fakt ishte këngëtare që këndonte në lokalet e Kolës që kishte marrë me qera për sezonin e verës. Sipas burimeve mësohet se e fejuara e Besmir Kolës, Jona është gjallë, e cila për fat të keq është duke përcjellë për në banesën e fundit Besmirin. Pikërisht në foton e publikuar pak minuta më parë në të gjitha mediat, vajza bjonde që ndodhet përkrah Besmirit, është e fejuara e tij dhe është gjallë. Nga aksidenti i tmerrshëm humbën jetën edhe dy italianë, miq të shqiptarëve të cilët kishin ardhur me pushime dhe për dasmën e mikut të tyre.
Aksidenti tragjik në Shkodër, mesazhi i fundit i italianit për miqtë e tij
Ende nuk është saktësuar shkaku i aksidentit në Velipojë, ku mbetën të vdekur katër të rinj, dy shqiptarë dhe dy italianë. Sipas policisë në rrugë mungonte sinjalistika dhe ndriçimi dhe kjo mund të ketë ndikuar në rënien e makinës në kanalin e Vilunit, rreth tre metra i thellë. Një prej viktimave është identifikuar Giorgio De Serio, nga Bari. Mediat italiane shkruajnë se 25-vjeçari, ishte pronar i një kancelarie në Bari.
Giorgio De Serio kishte mbërritur në Shqipëri pasditen e të hënës, vetëm disa orë përpara aksidentit, për të kaluar disa ditë pushime me mikun e tij italian dhe dy shqiptarët. Përpara aksidentit tragjik, Giorgio De Serio ka postuar një foto në rrjetet sociale nga një hotel në Velipojë në orën 23:30. “Po dal, mbrëmje të këndshme”, janë fjalët e fundit të tij.