Të ftuar të shumtë në dasmën e Sara Hoxhës

Dasma e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços ka mbledhur së bashku ‘ajkën’ e shumë personazheve të famshëm shqiptarë. Mbrëmjen e djeshme Ledion Liço dhe Sara Hoxha i kanë dhënë fund beqarisë. Ato, të dy, janë një çift simpatik, që rrezatojnë mirësi.

Në një ceremoni private në Como të Italisë, dyshja e njohur janë betuar për dashurinë dhe kanë celebruar lidhjen e tyre në martesë. Sara është vajza e Dritan Hoxhës, themeluesit të Top Channel dhe Vjollca Hoxhës, sot pronare e TCH.

E gjithë vëmendja mediatike ka qenë e fokusuar në dasmën e tyre edhe pse qoftë çifti, qoftë të pranishmit, janë treguar tejet të kujdesshëm për fotot për median.
Blitz.al ka siguruar foto të ambjentit ku është zhvilluar dasma. Në një kohë që celebrimi në breg të liqenit ku dukshëm binte në sy ngjyra e bardhë, brenda festës së madhe aty ku festuan të gjithë çifti kishte zgjedhur që dritat dhe lulet shumëmgjyrëshe të ishin kryefjala e çdo gjëje. Siç edhe shihet në fotot e siguruara nga Blitz.al të pranishëm kanë qenë miqtë e bashkëpunëtorët më të afërt të Ledionit dhe Sarës, Eno Popi, Xhemi Shehu, Altin Basha, Alban Skënderaj, Miriam Cani, Ermal Mamaqi, Amarda Toska e shumë të tjerë.

Shikoni disa foto.

Më poshtë do t’ju sjellim disa nga të ftuarit, të cilët me anë të postimeve në rrjetin social “Instagram” na kanë bërë të ditur se çfarë kanë veshur në ceremoninë madhështore.

SHKARKO APP