Të pathënat e konfliktit familjar të vëllezërve Muskurti. Vrasësi, Arseni, i martuar me tri gra

Vëllezërit Muskurti kishin hapur një biznes bashkë, por për arsye se nuk merreshin vesh me ndarjen e të ardhurave, kishin vendosur që të vijojnë rrugëtimin e biznesit sejcili veçmas.

Viktimat Nora dhe Alban Muskurti vijuan me kompaninë e udhëtimeve “NOOR”, e specializuar për dërgimin e besimtarëve myslimanë në Mekë dhe Medinë, ndërkohë që me pas Arsen (Hamza) Muskurti hapi një kompani udhëtimi të veten, duke bërë të njëjtën gjë në konkurencë me vëllain.

Kulmi arriti kur në rrjetet sociale u hapen disa profile në rrjetin social Facebook, të cilat hidhnin akuza të forta në lidhje me Arsen Muskurtin për marrëdhenie jashtëmartesore me gra të tjera krahas bashkëshortes së ligjshme. Arsen (Hamza) Muskurti akuzonte kunatën e tij, Nora për hapjen e këtij profili.

Arseni i arsyetonte këto akuza me argumentin se ai ishte i martuar me ato gra dhe në këtë marrëdhënie nuk kishte asgjë problematike për aq kohë sa çdo gjë ishte miratuar edhe nga bashkëshortja e ligjshme dhe kishin bërë “nikahun” (riti i martesës sipas myslimanëve).

Pasi vrau vëllain dhe kunatën, 38-vjeçari Arsen Muskurti armën e krimit e fshehu në kasafortën e dyqanit. Arma tip pistoletë u sekuestrua nga policia, pasi bashkëshortja e autorit i tregoi kodin e kasafortës grupit hetimor.

Pak orë para se të kryente vrasjen, Arsen Muskurti kishte marrë nga Gjykata e Tiranës fletëthirrje për të dëshmuar. Kjo pasi ka pasur një kallëzim nga i vëllai të cilin e vrau. Dritan Muskurti kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj Arsen Muskurtit, dhe kjo kërkesë do të shqyrtohej pas një jave.

Edhe vitin e kaluar, Dritani kishte kërkuar urdhër mbrojtje që i ishte refuzuar, ndërsa banorë të zonës kishin njoftuar disa herë policinë për 38-vjeçarin për shkak të debateve që kishin me njeri tjetrin.

Në sajë të hetimeve të kryera, mësohet se Arsen Muskurti i kishte të vëllait borxh një shumë prej 150 mijë eurosh. Për këtë gjë, viktima kishte hapur proces gjyqësor. Arsen Muskurti kishte kërcënuar edhe avokaten e të vëllait për shumën e parave që i kërkohej.

Dritan Muskurti u qëllua me një plumb në fytyrë ndërsa bashkëshortja e tij Nora kishte marrë 4 plumba në gjoks.

Vrasësi ishte praktikant i besimit islam dhe sipas informacioneve ishte i radikalizuar.

SHKARKO APP