Tedi Blushi: 80% e banesave në Grudë-Fushë janë përpirë sot nga flakët!

Nga Tedi Blushi-
SHQIPËRINË E MORI RAMA, I VU ZJARR!
Papërgjegjshmëria e Qeverisë po djeg vendin, po shkrumbon pronat e qytetarëve dhe pasuritë publike!
80% e banesave në Grudë-Fushë (Shkodër) janë përpirë sot nga flakët!
Ndërkohë në të gjithë vendin asnjë masë nuk po merret për parandalimin dhe fikjen e zjarreve.
Shqipëria po përvëlohet nga flakët, sepse Rama vazhdon të vjedhë me Djegësat fiktivë (inceneratorët).
Dhjetë vite në pushtet, duke grabitur papushim dhe vetëm justifikime për dështimet, me pasoja kaq kriminale!
Me korrupsionin e tyre po vrasin, me keqqeverisjen po shkatërrojnë ç’të mundin!
Dorëheqjet sot janë pak! Shpërdorimi i detyrës meriton ndëshkim ligjor!

SHKARKO APP