Tedi Blushi: Sot, e premte, në ora 20:00, të gjithë në protestë para Ministrisë së Brendshme!
Kryesore E Premte, 21 Tetor 2022 13:07
Nga Tedi Blushi-
Katër viktima në ndërgjegjen e Edi Ramës! Fund vrasjeve të të rinjve nga Policia e Shtetit!
Vrasësit me uniformë të Policisë së Shtetit po u marrin jetën të rinjve shqiptarë në rrugë, në plazhe dhe në ambientet e Komisariateve.
Këto ngjarje tragjike dhe tronditëse nuk do të jenë të fundit sa kohë në pushtet të jetë Edi Rama, Bledi Çuçi dhe falangat e tyre të inkriminuara në Policinë e Shtetit.
Sot, e premte, në ora 20:00, të gjithë në protestë para Ministrisë së Brendshme!