Asnjë televizion nuk guxoi të jap live mitingun dhe fjalët e protestuesve

Asnjë televizion nuk guxoi të jap sot direkt protestën e shoqërisë civile në Tiranë. Asnjë fragment nga protestuesit që po flisnin para kryeministrisë, por vetëm fjalën e kryeministrit, i cili me dinakeri e la në këtë orë Asamblenë e PS-së dhe foli gjatë vetëm që të mos u jap radhën apo mundësinë protestuesve të dilnin në televizione.

Pati një moment që  një televizion guxoi ta ndërpresë Ramën. Por vetëm shkurt. Jepeshin pamje pa zë, në një qoshe të ekranit, nga protestuesit, ndërsa live e plotë fjala  shikohej e dëgjohej  një njeri, Edi Rama.

Të gjithë zërat e qytetarëve janë shuar përballë zërit të kryeministri Edi Rama,sepse asnjë televizion (përveç njërit në pak sekonda) nuk transmetoi  direkt protestën ngaqë dihen lidhjet e pronarëve të mediave me qeverinë.

Pushteti i Kryeministrit ka prekur dhe kontrollon interesat e pronarëve të medias, ndaj ndodh kjo situatë e turpshme, e një terri informativ. Edhe televizione që kanë marrë, dikur, euro nga ish-pushteti i Berishës, tashmë e kanë kthyer lojën me Ramën.

Për gjatë një ore që foli kryeministri Rama nuk guxuan të kalonin mikrofonin dhe kamerat tek shoqeria civile, live. Pasi mbaroi Rama kaluan me pamje e zë si nga fundi i humnerës…

Në të vertetë paksa në ndihmë këtij terri informativ i erdhi që ditën e shtunë edhe ambasada amerikane në Tiranë, e cila në një njoftim për qytetarët e saj theksonte se protesta është e drejtuar nga PD, ndërkohë që vetë policia e Tiranës theksoi se është e shoqerisë civile.

Protesta u zhvillua normale dhe e bëri disi efektin e saj, por protesta nxori mungesën totale të lirisë se medias, e cila tashmë ka autocensurë. Censura vendoset nga pushteti mbi pronarët e medias që kanë tendera e interesa financiare me Ekzekutivin dhe me pas pronarët e mediave vendosin kontroll mbi lajmet, mbi gazetarët. Kjo mbetet e rrezikshme për një shoqeri të lirë demokratike.

Natyrisht kështu ka bërë dhe pushteti i Berishës, në mos me keq. Por problemi shtrohet se duhet të ecim para në demokraci e jo nën tutelën e autokracisë, duke stopuar e shkatërruar lirinë e fjalës dhe të medias.

protesta-1 protesta-2 protesta-9 protesta-3 protesta-1-1 protesta-8 protesta-4 protesta-5 protesta-7 protesta-6

 

 

 

abcoranews

SHKARKO APP