Tension i madh në parlament; sherr, sharje, fyerje dhe përplasje masive

Parlamenti shqiptar është kthyer sot në një arenë përplasjesh të dhunshme. Gramoz Ruçi që në fillim përjashtoi kryetarin e grupit parlamentar të PD Edmond Spaho nga seanca parlamentare duke futur Gardën e Republikës në sallën e Kuvendit. Kreu demokrat i grupit parlementar kërkoi shpjegime se pse u ekstradua nga Shqipëria Nazer Seiti, financieri grupit Habilaj-Tahiri, dhe deputetët demokratë dolën në mbrojtje të tij.

Seanca parlamentare ndërpritet herë pas here nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Tensioni ndodhet në kulm në sallën e parlamentit, pasi ka përplasje edhe fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa PS-ja vazhdon nën zhurmë e sherr, seancën.

Deputetët e opozitës bërtasin në kor: Hajduti Rama, hajdut-kriminelë!-duke iu drejtuar kryeministrit Rama. Shikohet se si edhe ish-kryeministri Berisha bërtet dhe i bie tavolinës në kor me opozitën.

Video e postuar është realizuar nga ish-korespodenti i “Koha Jone” në sallën e Kuvendit, Edi Rama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155526456641523/

LAJME TË TJERA NGA INCIDENTET NË KUVEND

Reagon LSI-ja: Rama i tmerruar, Gramozi nuk mund të ndalojë opozitën

Deputetët e opozitës braktisin foltoren dhe rrethojnë kolegët e PS-së

Përjashtimi i Spahos, reagon PD: Ruçi shkeli Rregulloren

Deputetja e LSI filmon skenat në Kuvend

 

SHKARKO APP