Tension, tym dhe krisma në Shkodër: “Lironi kuksianët, arrestoni Saimir Tahirin!”

Është shoqëruar me tension e përplasje në qytetin e Shkodrës seanca gjyqësore ndaj të arrestuarve të Kukësit. Protestuesit kanë rrethuar gjykatën dhe bërtasin:“Lironi kuksianët, arrestoni Tahirin!”. Ndërkohë  Shkodra ndodhet e rrethuar nga forcat policore, të cilat janë të shumta në numër. Deputetë dhe aktivistë të Partisë Demokratike dhe LSI janë prezentë në Gjykatën e Apelit të Shkodrës, ku janë ankimuar 23 masat e sigurisë dhënë nga Gjykata për protestuesit e Rrugës së Kombit.

Krisma të forta kapsollash dhe tymuese janë hedhur nga qytetarë të revoltuar para Gjykatës së Apelit në Shkodër. Situata mbetet nën frikën e përplasjes fizike mes turmës dhe policisë, po qëse vendimi do jetë për ti lenë prapë në burg. Policia ka rrethuar godinën me forca të shumta. Forcat speciale të ardhura shtesë nga Tirana në këto momente janë rreshtuar pranë drejtorisë së policisë Shkodër.

Deputeti i PD, Bardh Spahia tha nga oborri i Gjykatës se “sot në simbolin e demokracisë, në simbolin e fjalës së lirë, në Shkodrën e djepit të kulturës, kjo qeveri po merr përgjigjen më të mirë ndaj kësaj farse politike që ka organizuar. Vala e protestave do të vijojë. Kjo është arsye më tepër për të cilat qytetarët do të ngrihen çdo ditë e më tepër.”

Seanca e mëparshme u zhvillua në Gjykatën e Tiranës për çështje sigurie. Ajo zgjati rreth 3 orë dhe u shoqërua me tensione brenda gjykatës, ku pati përplasje mes policisë dhe deputetëve të PD-së. Ndërkohë, Drejtoria e Policisë pati angazhuar rreth 1 mijë policë për mbarëvajtjen e seancës.

Gjykata e Apelit në Shkodër sot ndodhet e rrethuar nga forca sigurie të policisë të ardhura nga Tirana, por shumë aktivistë kanë arritur të çajnë koridorin e policisë dhe po përparojnë në drejtim të gjykatës së apelit.

Tensioni është në kulm në qytetin e Shkodrës.

Avokatët e të arrestuarve kanë paraqitur pamje filmike në momentet që klientët e tyre janë kapur në policia. Ndryshe nga sa thuhet në procesverbalin e Prokurorisë, arrestimet nuk janë kryer paradite, por në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës.

Por gjykata nuk i mori parasysh këto prova, për shkak se nuk janë mbledhur sipas procedurës.

PROTESTA NE SHKODER JASHTE GJYKATES 

https://www.facebook.com/kohajone/videos/813340418855497/

Endrit Braimllari në Shkodër: Rama kryeson një qeveri banditësh

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari i cili ndodhte sot në Shkodër, në protestën për lirimin e 11 kukësianëve të arrestuar hodhi akuza të ashpra ndaj qeverisë.
Ai tha se arrestimi i qytetarëve të Kukësit është i paligjshëm dhe dëshmi e një qeverie që drejtohet nga banditë. “Gjykata duhet tu kthej dinjitetin këtyre protestuesve. Edi Rama kryeson një qeveri banditësh. Epoka e hetimeve politike në Shqipëri ka marre fund. Protestuesit janë në të drejtën e tyre legjitime dhe u provokuan nga Edi Rama dhe banda e tij qeveritare. Banditi i qeverisë nuk mund ti mbylli gojën çdo shqiptari sepse proteston për të drejtën e tij. Ne nuk do ta lejojmë. Jemi përkrah protestuesve dhe do të vazhdojmë pa u ndalur, sepse besojmë te kauza e tyre e drejtë dhe qytetare”,- tha Braimllari.

Në foto: Nga gjykata e apelit Shkodër e rrethuar nga forca policore. Foto edhe nga salla ku po zhvillohet gjyqi.

Deputetët e opozitës duke pritur vendimin e Gjykatës

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho i kërkoi kryeministrit të pranojë që këta qytetarë janë të pafajshëm dhe të tërheqë akuzën nëpërmjet policisë. Por më i ashpër ka qenë deputeti tjetër i PD-së Ervin Salianji i cili foli me gjuhën e ish-ministrit të Brendshëm duke thënë se këta protestues janë bij nënash të pafajshëm, ndërsa disa bij k*** janë në parlament.

Edmond Spaho: Nuk i drejtohemi drejtësisë. I jemi drejtuar kryeministrit sepse ai pranoi që ka vepruar gabim me taksën e rrugës së Kukësit. Ndërkohë është vërtetuar me prova, me fakte, me filmime, me të gjitha që arrestimi i tyre ka qenë i jashtëligjshëm, në shkelje të kodit të procedurës penale, pa fakte, me një gjyq që tashmë është vërtetuar që ishte farsë. E për rrjedhojë i takonte kryeministrit qëe pranoi se ishte gabim të tërheqë akuzën ndaj tyre nëpërmjet organeve të policisë të cilët kanë kërkuar tek prokuroria arrestimin e tyre. Prandaj i jemi drejtuar kryeministrit, ta tërheqë, të pranojë edhe në këtë rast që këta janë të pafajshëm dhe i ka mbajtur për motive politike brenda. Do të hyjmë në seancë sepse seanca është publike, sa kohë që nuk ka një vendim të gjykatës për ta zhvillaur me dyer të mbyllura. Kemi ardhur të shprehim mbështetjen në përputhje me ligjin ndaj tyre.

Ervin Salianji: Këtu janë 11 bijë nënash të cilët janë në burg padrejtësisht. Ndërkohë ca bij të tjerë pavarësisht parave që kanë bërë bëjnë si të ndershëm në mes të parlamentit. Ata që flasin si bij k***, Saimir Tahiri, Edi Rama. Punë k*** është bërë kjo punë. Ndërsa këta janë në hall të vet, për 13 mijë lekë për të hyrë në shtëpi. Ne do jemi përherë në ndihmë të qytetarëve.

Vlonjatët në mbështetje të kuksianëve: Nuk bëhet shteti me aksione politike

Mbajtja në burg e 11 qytetarëve kuksianë, të cilët protestuan kundër vendosjes së tarifës në Rrugën e Kombit, ka nxitur një valë reagimesh kundër edhe në qytete të tjera të vendit.

Kështu në një protestë që është mbajtur sot në Vlorës, nga ana e biznesit të vogël, është kërkuar lirimi i 11 qytetarëve. Tregtarët e Vlorës e kanë quajtur të padrejtë arrestimin e 11 personave, duke thënë se sot më shumë se kurrë është koha që të ngrihet zëri. “Nuk mund të shkojmë në BE kështu, me një varfëri që kemi kapur nivelet e fundit të botës. Ne jemi të ndërgjegjshëm që biznesi duhet të paguajë detyrimet ndaj shtetit, po kjo nuk mund të bëhet me aksione politike. Gjejmë rastin që ti bëjmë thirrje kryeministrit, ministrit të drejtësisë dhe prokurores së përgjithshme, që të lirojnë 11 a 13 qytetarët që janë burgosur. Se mund të dalin regjistrimet dhe të na marrin edhe 10 nga ne dhe nga familjet tona në burg”, u shpreh qytetari.

https://www.facebook.com/6plus1vlora/videos/1744849445572883/

LAJME TË TJERA PËR SEANCËN NË SHKODËR

SHKARKO APP