Tensione dhe akuza të ashpra në Kuvend

Seancat e Kuvendit edhe këtë të enjte ka vijuar me tensione dhe me akuza ta ashpra mes palëve. Që në fillim të seancës, kreu i PD kërkoi pezullimin e saj, duke e quajtur papërgjegjshmëri mungesën e kryeministri Edi Rama dhe ministrit Fatmir Xhafaj.

“Pezullo seancën, të vijnë këtu Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj”. Kjo ka qenë kërkesa e Lulzim Bashës drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, pasi në punimet e seancës mungonin kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kreu i PD e quajti papërgjegjshmëri mungesën e tyre, duke shtuar se duhet të vijnë dhe të japin llogari për akuzat e opozitës në ngarkim të tyre.

“Pezullo seancën, të vijnë këtu Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Nëse kanë vendosur të mos vijnë, le ta çojnë deri në fund. Në seancë mungojnë Rama dhe Xhafaj, kërkesa e kreut të grupit të PD-së (Edmond Spaho) është e qartë dhe e kuptueshme për ju, kjo seancë nuk duhet të vazhdojë pa praninë e këtyre të dyve këtu, llogaridhënia e të cilëve në këtë moment kyc është një detyrim moral dhe politik. Nëse kanë vendosur të mos vijnë më të largohen sot e të çlirojnë vendin nga aleanca e krimit me pushtetit që është pengesa numër 1 për integrimin e vendit”,- tha Basha.

Por kreu i Kuvendit i ndërpreu fjalën Bashës pasi kërkesa e tij ishte jashtë rendit të ditës dhe në shkelje me rregulloren e Kuvendit. Sipas tij, opozita duhet të bëjë kërkesë me shkrim për interpelancë me kryeministrin, siç e parashikon rregullorja e Kuvendit.  “Bëj kërkesë me shkrim për interpelancë me kryeministrin dhe Kuvendi do ta shqyrtojë. Thirreni në mocion”,- tha Ruçi.

Ky qëndrim solli irritimin e deputetëve demokratë të cilët u mblodhën në foltore duke përsëritur të njëjtin skenar si katër javët e fundit, por këtë herë Basha i largoi opozitarët, duke qëndruar i vetëm në foltore. Insistimi i Bashës për të mos u larguar nga foltorja, bëri që Ruçi të ndërpresë punimet e Kuvendit deri në rikthimin e normalitetit. Edhe rinisja e seancës nuk solli normalitetin në Kuvend. Ruçi i ndërpreu sërish fjalën Bashës duke ndërprerë punimet e Kuvendit edhe dy herë të tjera.

Sherri në Kuvend, Rama reagon në Facebook: Shih e shkruaj, thotë populli

Teksa opozita e vendit ka bllokuar foltoren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Facebook.

Shefi i qeverisë ka zgjedhur të shpërndajë disa statistika lidhur me sigurinë në vend ku referuar kësaj grafike nga viti në vit janë shënuar rënie.

Siguria në vend?

“Shih e shkruaj”, thotë Populli?” shkruan Rama në Facebook.

FOTOGALERI/SOT NË KUVEND 

SHKARKO APP