Tensione te Unaza e Re. Arrestohen protestuesit
Protesta në Unazën e Re kundër shembjes së ndërtesave është shoqëruar edhe ditën e sotme me incidente mes banorëve dhe policisë, si dhe arrestime të prortestuesve.
Pak pasi kishte përfunduar protesta e banorëve të Astirit, policia ka arrestuar në mënyrë të dhunshme disa protestues ndërkohë që dhe deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliun është marrë në makinën e policisë, pas kërkesës së tij për ti shoqëruar ata.
“Deputeti Klevis Balliu shoqeroi ne furgonin e policise nje protestues te mitur (sic jane te dhenat e deritanishme) te ndaluar nga polcia. Ata ndodhen ne komisariatin 6”- njofton PD-ja. Sipas PD, deputeti i ka shoqëruar për të garantuar që ndaj tyre nuk do të kishte keqtrajtim nga policia.
Sipas dëshmive të banorëve, pesë personat janë marrë me dhunë, ndërkohë që janë goditur dhe operatorët e mediave që po filmonin ngjarjen.
Policia nuk ka dhënë ende asnjë njoftim zyrtar mbi motivet e shoqërimit të tre personave në komisariat.
Një prej banoreve të zonës së “Astirit” ka rrëfyer momentin që forcat “Shqiponja” kanë arrestuar disa prej protestuesve të zonës së Unazës së Re. Ajo thotë që mes të arrestuarve është edhe një 13-vjeçar. “Ishin mbi 50-60 policë. Veç kemi parë që kanë kapur disa prej protestuesve, një 13-vjeçar dhe deputetin e PD-së, Klevis Balliu. U munduam që t’ua hiqnim duarsh. Ndër të arrestuarit është edhe Altin Çeku, Shkëlzen Sadikaj dhe Gëzim Sadikaj. Na kanë goditur edhe ne gratë, desh na shtypën me furgonin e policisë”, -tha për mediat një prej banorëve që ishte në protestë.
(vijon…)
Video/Momenti i arrestimit pas protestës
https://www.facebook.com/384323578973752/videos/2197006060567467/
https://www.facebook.com/384323578973752/videos/1942510159376149/