Tërheqja e Ramës nga votimi i Antishpifjes, Meta: E përshëndes, reflektimi i shërben…
Hap pozitiv e ka quajtur presidenti i vendit, Ilir Meta, shtyrjen e votimit për Antishpjfjen nga Kuvendi, deri në pritjen e opinionit të Komisionit të Venecias.
Në një deklaratë për mediat, Meta e ka përshëndetur atë që e ka cilësuar reflektim që i shërben një qëllimi më të madh të përbashkët.
“Hap shumë pozitiv që e përshëndes se reflektimi i cili i shërben në cdo rast qëllimit më të madh të përbashkët. Eshtë pikërisht mbrojtja e të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë dhe garantimi i standardeve demokratike. Nuk është humbje për askënd përkundrazi aq më tepër dihen shqetësimet mjaft serioze të ndërkombëtareve dhe ky është një moment pozitv”- tha ai.
Reagimi i Metes erdhi ne pergjigje te interesit te medias, pas vendimit te fundit te marre ne Kuvend. Sot ne seance, shumica parlamentare u terhoq nga votimi per “Paketen antishpifje”, nderkohe qe ne rendin e dites ishte parashikuar votimi per dekretin e Presidentit Meta, qe kerkoi mosmiratimin e kesaj pakete.