Tërmet i fuqishëm 7.7 Rihter, shëmben ndërtesat, rrugët çahen në mes

Nuk ndalen tërmetet në botë. Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter goditi Myanmarin të premten në mëngjes (me orën tonë). Tërmeti ishte aq i fortë sa është ndjerë në Tajlandë dhe vende të tjera fqinje. Tërmeti shkaktoi shembjen e ndërtesave si në Myanmar ashtu edhe në Bangkok, ndërsa rrugët u “ndanë” në dysh.

Tërmeti kishte një thellësi lokale prej 10 kilometrash dhe ndodhi rreth orës 14:20 (ora lokale, 07:20 me orën tonë) në një distancë prej afërsisht 17 kilometrash nga qyteti i Mandalay me rreth 1.2 milionë banorë, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Një pasgoditje tjetër me magnitudë 6.7 ballë bëri që autoritetet të paralajmërojnë popullsinë për të tjera lekundje të forta. Ky është ndër tërmetet e rralla në botë me këtë fuqi shkatërruese.

Akoma nuk dihet numri i të vdekurve nën rrenoja.

SHKARKO APP