Tërmet në Itali. 120 të vdekur deri tani, 200 nën rrenoja, dhjetra të plagosur
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=WeuFdP9_ev8″ width=”560″ height=”315″]
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=llz08i80gpU” width=”560″ height=”315″]
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=lLXyI2GRBMk” width=”560″ height=”315″]
Rëndohet bilanci nga tërmeti në Amatrice të Italisë. 120 është numri zyrtar i viktimave deri në orën 20:00. Rreth 200 janë të zhdukur. Mbi 100 të plagosur. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin njerëz nga rrënoja, ndërsa disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Por numri i viktimave mund të shtohet.
Tre tërmete të forta kanë goditur gjatë natës Italinë qëndrore. I pari dhe më i forti me magnitudë 6.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 03:36 rreth dy km nga qyteti i Accumolit dhe 10 km nga Arquata del Tronto dhe Amatrice.
Kjo e fundit ka pasur dëme shumë serioze, Kryetari i komunës thotë se ndërtesat e qytetit janë rrafshuar në tokë.Dëme të rënda edhe në Marche.
Të dhënat e para flasin për 38 viktima. Qytetet më të prekura nga tërmeti janë Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto.
Kryetari i kësaj komune ka thënë se shumë njerëz të tjerë janë të bllokuar nën gërmadha.
“Rrugët janë të bllokuara. Gjysma e qytetit është zhdukur”, ka thënë kryetari i kësaj komune, Sergio Pirozzi.
“Ka njerëz që janë të bllokuar nën gërmadha… Ka pasur rrëshqitje të dheut dhe ura mund të rrëzohet”, ka shtuar tutje ai.
Agjencia për Mbrojtje Civile në Itali ka thënë se tërmeti ishte “i rëndë” dhe ka pasur raportime për dëme edhe në zonat malore. Në Facebook është shkruar se në malin Gran Sasso një pjesë e madhe e shkëmbit është shembur gjatë tërmetit.
“Kemi lajme për të lënduar dhe për kolapsime të ndërtesave”, ka thënë kreu i kësaj agjencie, Frabrizio Curcio.
Mediat italiane transmetojnë se pas tërmetit të fuqishëm në Italinë qendrore, 5 shtetas shqiptarë kanë mbetur të plagosur në Amatrice
Autoritetet përcaktojnë se mes tyre gjendet një grua por mosha nuk bëhet e ditur.
Identitetet e viktimave nuk është bërë ende publike nga autoritet përkatëse.