The Washington Post: Tahiri 15 vjet burg. Avokati:Asnjë ditë, është i pafajshëm
Vendimi i gjykatës së krimeve të rënda, këtë të shtunë, për arrest shtëpie për ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja. Një nga gazetat kryesore amerikane “Washington Post) shkruan se nëse vërtetohen akuzat për të cilën akuzohet, ai mund të dënohet deri në 15 vite burg, ndërsa avokati tij Maks Haxhia shprehet se klienti i tij është i pafajshëm dhe se akuza mbetet politike, prandaj nuk do dënohet.
Pas vendimit nga gjykata pati intërpretime të ndryshme. PD dhe LSI e quajtën vendimin për arrest në shtëpi të gjykatës si të paravendosur e në bashkëpunim Rama-Tahiri sa për të kaluar ankesat e BE. Ndërsa Kryemistri Rama shkroi se asnjë nuk duhet të bëjë presion mbi gjykatën, as diplomatët e huaj.
Shkrimi i The Washington Post (SHBA)
Ish-ministri i Brendshëm shqiptar u vu nën arrest shtëpiak, ndërsa ai është nën hetim për marrjen e ryshfetit dhe përfshirjen e supozuar në një rrjet të trafikut të drogës, tha zyra e kryeprokurorit të Shqipërisë.
Prokurorët kishin kërkuar që Saimir Tahiri të mbahej në paraburgim, por Denion Ndrenika, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, tha gjykata e vendosi nën arrest shtëpiak.
Tahiri, 48 vjeç, ishte ministër i brendshëm gjatë 2013-2017 në qeverinë socialiste të Shqipërisë dhe dha dorëheqjen si një ligjvënës një javë më parë. Ai akuzohet për lidhje me një grup kriminal të dyshuar për trafikim të sasive të mëdha të kanabisit. Disa nga liderët e rrjetit të trafikimit u arrestuan në Itali dhe Shqipëri.
Tahiri ka mohuar me forcë lidhjet me grupin. Ai është nën hetim për shtatë muaj.
Nëse vërtetohen akuzat e ngritur për trafi droge dhe korrupsion, ai përballet me një dënim me burg maksimal prej 15 vjetësh. Avokati i Tahirit, Maks Haxhia, tha se prokurorët nuk kanë paraqitur dëshmi të reja që justifikojnë kufizimet në lirinë e klientit të tij. Haxhia tha se do të apelojë vendimin e arrestit shtëpiak të lëshuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet, Tiranë.
Kryeministri Edi Rama tha se ai respekton vendimin e gjykatës dhe bëri thirrje për “një proces të pavarur, transparent”. Ambasada e SHBA në Shqipëri përshëndeti masën e arrestit për Tahirin, duke thënë në një deklaratë se “ky rast i rëndësishëm korrupsioni do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparente në gjykata”. (Washington Post)