Thirrja e Berishës: Ministrat t’i godisni me vezë dhe domate! Të paktën 10 vezë duhen për një kokë ministri!
Teksa kërkoi edhe një herë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga qeveria pas situatës së përmbytjeve në vend, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë drejtpërdrejt ndaj anëtarëve të kabinetit qeveritar. Këto deklarata ai i bëri gjatë tryezës politike me opozitën dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të thirrur prej tij.
“Kudo që shihni ministra, i gjuani me vezë ose domate, ata janë shkaktarët e fatkeqësive tuaja”, u shpreh Berisha në tryezë, duke ia atribuar përgjegjësinë për përmbytjet qeverisë dhe mënyrës së menaxhimit të situatës.
Tryeza u zhvillua pa praninë e disa forcave politike të reja. Ashtu siç kishin paralajmëruar më herët, Agron Shehaj i “Mundësia”, Adriatik Lapaj i “Shqipëria Bëhet” dhe Arlind Qori i “Lëvizja Bashkë” refuzuan ftesën për të marrë pjesë.
Deklaratat e Berishës në tryezë vijnë në një klimë të tensionuar politike, ndërsa opozita kërkon përgjegjësi për përmbytjet dhe qeveria përballet me kritika për menaxhimin e emergjencës.
Mësohet se lideri demokrat ka porositur strukturat demokrate që kur të shikojnë ministër të goditet deri me 10 vezë kokës, ndërsa zv/ministrat me pesë vezë!
KOHA JONË SONDAZH

