Thirrja luftarake e Neranxit për datën 14 gusht:Të mbrojmë tokat nga Piratet!
Nje njeri luftarak, i paepur ne vendosmerin e tij, deri ne sakrifikim per te drejtat e banoreve. Ky eshte Nikollaq Neranxi. Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi, nëpërmjet një video të hedhur në faqen e tij në Facebook, i ka bërë thirrje popullit të Himarës të ngrihen kundër “piratëve të pushtetit”, siç i quan ai, të cilët po grabisin tokat e të parëve të tyre.
Neranxi në videon ku lëshon thirrje luftarake, shfaqet me mjekër të rritur dhe fokë të zgjatura, krejtësisht i ndryshuar nga sa jemi mësuar ta shohim normalisht. Duket se biznesmeni rebel, që në këtë video prezantohet si Drejtor Ekzekutiv i Komunitetit Himariot, po përgatitet seriozisht për t’ju kundërvënë, “piratëve të pushtetit”, si e quan ai qeverinë e sotme, ashtu si bënë të parët e Himarës, që luftuan me “piratët e detit”.
Postimi dhe video-thirrja e Neranxit:
Thirrja e fundit – Himariotet e pare luftuan me piratet e detit, himariotet e 2016-es duhet te luftojne me piratet e pushtetit!
Ai qe e ndjen veten pasardhes te himarioteve trima dhe te pamposhtur, duhet te vije me 14 gusht ne oren 19 ne Spile, ti themi jo grabitjes se pronave, jo asimilimit dhe cberjes tone si komunitet bashke me historine tone te lavdishme! Himariotet e pare luftuan me piratet e detit, ne himariotet e vitit 2016, duhet te luftojme me piratet e pushtetit!
Sot eshte mundesia e fundit per ta ndaluar kete plan ogurzi!
Ftojme edhe qytetare te tjere te na mbeshtesin ne protesten tone, por edhe forca politike, sepse fitorja jone sot, do ju vleje te gjitheve neser, jo vetem ne himarioteve!
Himara ne kembe per amanetin e te pareve! O sot e kurre! Le te protestojme!
Video