Thirrja në Prokurori, reagon Shkëlzen Berisha: Sulm politik, drejtësia është në duart e Ramës

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar sot për thirrjen në Prokurori për çështjen CEZ.

Me një reagim në Facebook, Shkëlzen Berisha thotë se Rama, i cili tani është edhe kryeprokurori i ri i Shqipërisë lëshon flluskë-thirrje PUBLIKE “në cilësinë e personit që deklaron në rrethana të dobishme”.

Berisha shprehet se kjo lëvizje e prokurorisë dëshmon se drejtësia është në duart e Edi Ramës dhe po përdoret për sulme politike.

Berisha shprehet se kjo lëvizje e prokurorisë dëshmon se drejtësia është në duart e Edi Ramës dhe po përdoret për sulme politike.

“Është e qartë që prokurori de fakto i rilindjes Edi Rama, po e përdor drejtësinë Jo thjesht si pushkë ndaj kundërshtarëve politikë, por më shumë si bombë tymuese për të shpërndarë vëmendjen ndaj krimeve të narkoshtetit dhe ndaj pakënaqësisë popullore që po i afrohet ÇDO ditë e më shumë derës së Kryeministrisë”,- shprehet Shkëlzen Berisha.

Në reagimin e tij publik, Shkëlzen Berisha merret personalisht me Edi Ramën dhe familjen e kryeministrit duke e akuzuar për shkelje të rënda ligjore.

“Por sado të përpiqet t’i mbulojë me sulme politike si gjethe fiku, nuk ka prokuror, gjykatës, apo flluskë-thirrje, që do ta shpëtoje nga drejtësia kryegjykatësin dhe kryeprokurorin e narkoshtetit për vjedhjen e 650 milionë eurove. Për pallatet pa faturë dhe bankat e kthyera në lavatriçe parash të pista nga “nusja” e tij. Si dhe për milionat dhe diamantet e përfituara nga trafiku i drogës të drejtuar drejtuar përmes ministrit dhe vëllait te tij”,- shkruan Shkëlzen Berisha.

Reagimi i plotë i Shkelzen Berishës në Facebook:

“Ndonëse dështoi me turp për t’i ofruar publikut qoftë dhe një fakt të vetëm që me lidh mua, aktivitetin tim, kontaktet ose të ardhurat e mia me privatizimin e OSSH. Edi Rama, kryegjykatësi dhe kryeprokurori i ri i Shqipërisë, më dërgoi sot një flluskë-thirrje PUBLIKE “në cilësinë e personit që deklaron në rrethana të dobishme”, në bazë të kallëzimit të bërë po vetë nga ai, përmes Parlamentit. Me këtë flluske-thirrje Rama shpreson të mbuloje 650 milionë euro që sipas KLSH ka vjedhur nga paratë e shqiptarëve gjatë divorcit të “mjaltit” me CEZ.

Kjo flluskë-thirrje e kryprokurorit të Surrelit vjen si përgjigje ndaj dy padive penalë që unë kam ngritur për shpifje ndaj “Tualetit” dhe “Urithit” të tij dhe sigurisht pas skandaleve të trafikut të drogës që kane përfshirë ministra dhe familjarë të tij.

Është e qartë që prokurori de fakto i rilindjes Edi Rama, po e përdor drejtësinë Jo thjesht si pushkë ndaj kundërshtarëve politikë, por më shumë si bombë tymuese për të shpërndarë vëmendjen ndaj krimeve të narkoshtetit dhe ndaj pakënaqësisë popullore që po i afrohet ÇDO ditë e më shumë derës së Kryeministrisë.

Por sado të përpiqet t’i mbulojë me sulme politike si gjethe fiku, nuk ka prokuror, gjykatës, apo flluskë-thirrje, që do ta shpëtoje nga drejtësia kryegjykatësin dhe kryeprokurorin e narkoshtetit për vjedhjen e 650 milionë eurove. Për pallatet pa faturë dhe bankat e kthyera në lavatriçe parash të pista nga “nusja” e tij. Si dhe për milionat dhe diamantet e përfituara nga trafiku i drogës të drejtuar drejtuar përmes ministrit dhe vëllait te tij”.

SHKARKO APP