TIA: Faji i policisë. U lajmëruan kur grabitësit ishin në pistën e Rinasit
Aeroporti i Tiranës në një deklaratë për mediat në lidhje me grabitjen në Rinas tha se punonjësit e policisë ishin në pistë kur ndodhi grabitja.
TIA: Punonjësit e policisë kanë qenë prezentë në pistë vetëm pak metra nga ku ndodhi grabitja. Kete e vlerësojmë si saktësi të domosdoshme informacioni.
Kompania koncesionare TIA me anë të një deklarate për median, ka bërë të ditur se policia është njoftuar kur grabitësit ndodheshin ende në pistë. Sipas zëdhënëses Arlinda Çausholli, një patrullë e policisë ka qenë vetëm pak metra larg ngjarjes, duke mos ndërhyrë edhe pse ishte marrë informacioni. Në këtë mënyrë, TIA ka hedhur poshtë deklaratat e Policisë së Shtetit, se është njoftuar vetëm 10 minuta pasi ka ndodhur ngjarja.
Zëdhënësja Çausholli tha: TIA ka zbatuar me korrektësi të plotë procedurën e njoftimit të Policisë. Njoftimi u bë kur makina ishte ende në vendngjarje. Ky njoftim iu bë sallës operative dhe punonjësi të policisë kanë qënë prezent në pistë në momentin kur ndodhi grabitja.
Dëshiroj të sjell në vëmendje se ICTS është përgjegjëse vetëm për përgjegjsinë aeroportuale, ç’ka nuk e zvogëlon përgjegjësinë në përgjithsi. Ajo është çertifikuar nga Autoriteti, por nuk ka të drejtë të ndërhyjë fizikisht. E vetmja forcë e armatosur është Policia e Shtetit.
Porta është vetëm përgjegjësi e Policisë së Shtetit; ajo duhet të sigurojë patrullat dhe të parandalojë çdo incident.
TIA është në gatishmëri të ndihmojë me prova materiale. Dëshiroj të theksoj se siguria kombëtare është përgjegjësi e përbashkët. Nëse në këtë rast nëse qëllimi është fajësimi, nuk është mendësi e kompanisë të bëjë garë me deklarata. Jenmidetyruar të flasim tani.
TIA shpreh keqardhjen e thellë për ngjarjen që tronditi opinionin pubik duke vlerësuar se në këto rrethana fjalët janë të pakta.
Drejtori i shërbimeve aeroportuale është i njohur për profesionalizimin. TIA do të sigurojë pasagjerët pasagjerët se masat e saj janë të niveleve ndërkombëtare.
Shprehim besimin se autoritetet përkatëse dhe media do ta vlerësojnë informacionin dhe rëndësinë që ka saktësia e tij, përfundoi zëdhënësja.