“Tifozat Kuq e Zi” s’do të jenë në stadium

Disa ditë para mbajtjes së kësaj ndeshjeje, grupi zyrtar i mbështetësve të Shqipërisë, i njohur si “Tifozat Kuq e Zi” njoftoi se nuk do të jetë i pranishëm në stadium, për shkak të pakënaqësisë me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF).

“Tifozat Kuq e Zi” përmes një reagimi në Facebook më 2 qershor, thanë se kësaj radhe nuk kanë blerë fare bileta, duke kritikuar mënyrën e shitjes së biletave.

“Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme ku anëtarët tanë u organizuan për të siguruar bileta në sektorin tonë tradicional, këtë herë nuk morëm pjesë në farsën e organizuar me pretekstin e një ‘shorti’ të rremë. Ky sistem, i ndërtuar për të garantuar bileta për agjencitë turistike dhe më pas për të ushqyer pazaret e zakonshme, është thellësisht i padrejtë dhe i papranueshëm”, u tha në reagimin e grupit të tifozëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky grup, po ashtu, u ankua për çmimin e lartë të biletave për këtë ndeshje, duke thënë se ato variojnë nga 150 deri në 1.000 euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Absurdi i kësaj ndeshjeje qëndron te hipokrizia e vazhdueshme e FSHF-së, e cila predikon gjithpërfshirje, por në realitet përjashton tifozët e vërtetë, ata që e kanë ndjekur Kombëtaren për më shumë se 21 vite”, thanë “Tifozat Kuq e Zi”.

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, gjatë një paraqitjeje në emisionin Opinion në TV Klan, tha se ka pasur interesim të madh për blerjen e biletave për këtë ndeshje. Ai mbrojti sistemin e shitjes së biletave përmes shortit, duke argumentuar se “të gjithë duhet të kenë shanse të barabarta për të qenë në stadium”.

“Kjo padyshim ka sjellë një lloj pakënaqësie, pasi në të shkuarën u kemi dhënë disa grupimeve bileta të grupuara. Tashmë kemi vendosur që, si të gjitha federatat e tjera të Evropës, t’i shpërndajmë në mënyrë të barabartë për të gjithë, sepse në fund të fundit ne e konsiderojmë që të gjithë ata që vijnë në stadium janë një grupim që mbështet ekipin kombëtar”, tha Duka.

Duka e pranoi se kjo ndeshje kualifikuese kundër Serbisë po përcillet me emocion dhe tension.

“Nuk besoj që është thjesht nga incidenti që ndodhi në Beograd. Ka shumë ngarkesë dhe emocion. Përpiqemi shumë që ta ç’dramatizojmë situatën brenda skuadrës”, tha ai.

Kreu i FSHF-së tha se pret që tifozët ta mbështesin Shqipërinë në mënyrë korrekte dhe sportive.

“Mesazhi është që vërtet ta jetojnë si një ndeshje futbolli. Mos ta shohin si luftë. Kualifikimi në Botëror është një rrugëtim shumë i vështirë që në short”, tha Duka.

Incidente në këtë ndeshje nuk pret as përzgjedhësi i përfaqësuese të Serbisë në futboll, Dragan Stojkoviq.

Në fillim të kësaj jave, ai deklaroi se ndeshja kundër Shqipërisë është shumë e rëndësishme për rrugëtimin e Përfaqësueses serbe drejt Botërorit.

“Është vetëm një ndeshje futbolli, janë miqtë tanë sportivë, dikush me të cilin do të organizojmë Kampionatin Evropian për të rinj. Shkojmë atje për të garuar në mënyrë sportive, pa asnjë interesim për çështje politike”, tha ai për REL.

Pikërisht për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia, të Kampionatit Evropian për nën 21-vjeçarët, “Tifozat Kuq e Zi” janë përplasur me FSHF-në.

Tifozët shqiptarë shpalosin baner me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri” gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës në Ligën e Kombeve, Pragë, Çeki, shtator 2024.

Vitin e kaluar, kur FSHF-ja njoftoi se do të bashkonte forcat për organizimin e këtij Kampionati më 2027, “Tifozat Kuq e Zi” kërcënuan se do të ndërprisnin mbështetjen për kombëtaren shqiptare të futbollit, për shkak të këtij organizimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?