Tmerrohen bankat e Tiranës,fillon falimentimi i borxhlinjëve të mëdhenjë
Banka e Shqipërisë dhe kryeministri Rama kanë në tavolinë listën e 35 kreditorëve të mëdhënjë shqiptarë. Sipas lapsit një nga emrat e kësaj liste ka kërkuar shpalljen e falimentimit. Kompania e njohur turke “Kurum”, ka dërguar në Gjykatën e Tiranës shpalljen e falimentimit, por një gjendje ankthi ka përfshirë sistemin Bankar shqiptar si pasojë e kredive të mëdha që gjigandi turk ka marrë në bankat lokale. Kjo është një nga arsyet se përse ka kaluar pa shumë bujë lajmi se më 26 shkurt përfaqësuesi ligjor i kompanisë turke, “Kurum International” sh.a, ka paraqitur padinë për të deklaruar kompaninë të falimentuar. Kjo padi pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Teuta Hoxha në mesditën e 16 marsit. Në të pretendohet falimentimi i cili prezumon riorganizimin e shoqërisë “Kurum International”, caktimin e administratorit të përkohshëm të falimentimit dhe marrjen e vendimit për vetadministrim nga debitorët. Kjo padi, mësohet se është bërë për shkak të mos shlyerjes së kredive që mendohet se arrijnë në 170 milionë euro që kompania ka marrë. Kerkesës së bankave për gjendjen e kredive të këtij gjigandi, asnjë nuk i dha përgjigje.
Kështu falimentimi i Kurumit pritet të ketë dy aspekte tejet negative. I pari do të ndihet në punësimin e zonës së Elbasanit ku turqit ishin nga punësuesit më të mëdhej.Por, efekti më i madh do të ndihet në bankat shqiptare për efekt të kredive kolosale që Kurum ka marrë prej tyre. Deri më tani emiri i bankave (dhe shifrat përkatëse) që e kanë kredituar gjigandin e falimentuar turk mbahet “top Sekret”. Por edhe pa këtë goditje sistemi ynë bankar që në fund të vitit që shkoi numëronte 52 miliardë lekë kredi të këqia ishte mjaft i rrezikuar. Tani Kurum i shtohet numrit të rrezikshëm të 35 kompanive që po vënë në rrezik financat e bankave shqiptare.
Mësohet se janë në listë për të shkuar në faliment edhe 12 kompani të mëdha, gjë e cila mund të trondisë bankat e nivelit të dytë.