Tom Doshi dhe Benet Beci- surpriza e këtyre zgjedhjeve

Nëse Benet Beci theu tabunë 32 vjeçare në Shkodër, duke marrë PS-ja për herë të parë bashkinë kryesore veriore; një tjetër politikan bëri histori në këto zgjedhje.

Ai quhet Tom Doshi, ish-deputet i PS dhe prej pak vitesh kryetar i PSD, e cila dikur drejtohej nga Skënder Gjinushi.

PSD e drejtuar prej tij bëri një fushatë të qetë, pa protagonizëm e zhurmë. Por mori kaq shumë vota sa mund të quhet sot si politikani vendimtar pas Edi Ramës dhe Sali Berishës. PSD mori afro 100 mijë vota, e konvertuar me shumë se 100 parlamentarë lokalë.

Tom Doshi kishte thënë nëpër mjedise të ngushta se do të marrë shumë vota, por asnjeri nuk e besonte.

Tani ai besohet se mbetet faktor në të gjithë Shqipërinë. PSD e tij jo vetëm i dha fitoren Benet Becit në Shkodër, por pa votat e Tom Doshit nuk zgjidhet as kryetari i këshillit bashkiak në Shkodër.

As në Lezhë! As në Malësi të Madhe, por as në Vau i Dejës, pa lejen e Tom Doshit.

Edhe në kryeqytet, PSD mori tre këshilltarë, duke qenë surpriza e zgjedhjeve në Tiranë.

Por edhe në Fier, Përmet si dhe në bashkitë e jugut, ai ka marrë vota të konsiderueshme.

Me këtë rritje gjigande elektorale, Tom Doshi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 mund të marrë mbi 10 deputetë, duke qenë faktori vendimtar për të krijuar qeverinë.

Hidhni një sy grafikut nga KQZ për votat e ku Tom Doshi bëri histori. Ngjyra jeshile në tabela është e PSD.

SHKARKO APP