Tony Blair vjen për drogën e Ramës?

Frrok Çupi.

Zoti solli menjëherë shi e stuhi, disa thanë se solli mot për drogën; të tjerat nuk duan kaq shumë ujë…
Ndodhi një koincidencë gati biblike mes ardhjes së Tony Blair dhe ndryshimit radikal të motit. Po të mendohet se ka ndonjë të vërtetë ajo që thuhet për “udhëheqësit e pamposhtur”, se këta flasin me Perëndinë, atëherë kjo ka lidhje së pari me Blair. Bash në momentin kur ky dhe kryeministri në Himarë, Edi Rama, shpërndanë fotot e një dreke me verë të bardhë, në atë moment Mali i Çikës dhe gjithë qielli i Shqipërisë u nxi nga retë e nga stuhitë. Droga e mbjellë në gjithë vendin po ndihet më mirë se në Kolumbi. Nuk ka cep e pëllëmbë të vendit që nuk është mbjellë me drogë. Nuk ka parcelë që nuk mbrohet nga forcat e Policisë; ato që nuk mbrohen “kapen me sukses nga shteti”. Nuk ka parcelë që nuk vizitohet thuajse përditë nga makina frikshëm luksoze…
Pse do të vinte Tony Blair?… Po të mos kishim asgjë për të tregtuar, vallë pse do të vinte?…

Tany Blair, ish- kryeministër i Anglisë, tani nuk udhëton për në Angli. Atje e pret një gjyq mbi “gënjeshtrat në Luftën e Irakut” të vitit 2003. Një raport voluminoz prej 2.6 milionë karakteresh, i paraqitur në Parlamentin e Anglisë nga Sir. John Chilcot, e ngarkon ish- kryeministrin me përgjegjësinë e një luftë “të pa arsye” mbi Irak, ku u vranë dhjetëra mijëra irakenë dhe 189 anëtarë të forcave angleze. Arsyeja pse e shtyu luftën vetë kryeministri Blair, doli e pavërtetë. Ai i tha Anglisë se në Irak ka “armë kimike të shfarosjes në masë”, prandaj më jepni 150 mijë forca, më jepni edhe të drejtën e përdorjes së jetës së djemve, që të çliroj botën nga rreziku (!). Në fakt, arsyeja doli e pavërtetë. Në fakt Blair ka pranuar gabimin se lufta e Irakut solii terrorizmin, por edhe ka thënë se “do ta bëja prapë”. Në fakt, në Angli po e pret një gjyq spektakolar. “Tony Blair mund të përballet me një mocion në Parlament mbi sulmin mbi Irak në vitin 2003- një mocion që vetë Jeremy Corbyn (kryetar i Laburistëve ku Blair bën pjesë) mund ta mbështesë, shkruan këto ditë media e Britanisë. Christopher Hope, shef i korespondentëve politik në gazetën The Telegraph, me 8 korrik ka shkruar se “ Tony Blair do të vihet para gjyqit … për rolin e tij që e futi Britaninë në luftë nën një plan që e provoi veç kryeministri (Blair)”.
Edhe para dy ditësh, gazeta britanike Daily Mail, pasi mori fotot e Blair në Himarë shkroi se në Angli e pret një gjyq mbi raportin e Sir John Chilchot, por ai duket brigjeve të Shqipërisë me kryeministrin e vendit(!).
Çfarë po ndodh? A është Tony Blair një njeri biblik?, apo ka dy botë ndryshe për një ish- kryeministër anglez të kontestuar fort në vendin e tij, ku nuk ka qejf të shkelë?
Jo, Blair është një politikan i nivelit të tij, i “liruar” nga zinxhirët e pushtetit, dhe tani manifeston gjithë talentin për të përfituar nga “bota tjetër”, nga bota që nuk është Angli ose Perëndim, por është Shqipëri dhe më në Lindje ku korrupsioni i zyrtarëve të lartë është kriminal. Pasurimi marramendës i Tony Blair pas “invadimit” të tij në vende të qeverive të korruptuara, dëshmon se ai jeton në perandorinë iluzive se “popuj të varfër mashtrohen dhe grabiten më lehtë”.
Edhe pas raportit të Sir John Chilcot, mbi luftën e gënjeshtër dhe vrastare në Irak, në vende të “botës së tretë”, roli i Blair nuk u zbeh aspak. Përkundrazi, të ardhurat e tij janë rritur në qiell. Disa milionë paund kanë hyrë në llogaritë e Blair nga klientët ndërkombëtar dhe influencat presidenciale në Afrikë, në Lindjen e Mesme dhe në Azi. Xhiro e aktivitetit komercial të post- premiershipit të Blair, janë ngjitur nga 5 milionë në 19.4 milionë paund; me një përfitim prej 2.6 milionë paund. Të gjitha janë fituar në vende me mashtrim kolosal dhe me nivel të ulët të lirisë. Shqipëria bën pjesë mes tyre, ku korrupsioni qeveritar po sjell vdekjen e ekonomisë së vendit dhe po merr jetë njerëzish.
Çfarë prodhojnë këto vende që sjellin pasurimin e Blair? Shqipëria prodhon veç drogë…
Përshembull, çfarë gjen në Kazakistan? Oliver Miles, ish ambasador i Anglisë në Libi, thotë: “Në qoftë se je në qeverinë e Kazakistanit, do të shikosh se ai njeh secilin prej tyre, është njeriu që ka të gjithë telefonat e ministrave e zyrtarëve… Raporti i sir Chilchot nuk ka lëvizur asnjë gjethe peme për ta”, shkruan ambasadori.
Në tetë vendet e Afrikës, po kështu.“Ne, në tetë vendet, e çmojmë Tony Blair”, tha Abdulai Bayraytay, një zëdhënës i qeverisë në Sierra Leone”. “Ne nuk kemi idenë çfarë bën politika e Anglisë, por ne e çmojmë shumë Blair. Në qoftë se del në rrugët e Freetown, turma të tëra mund të mblidhen rreth tij”.
… Edhe në Shqipëri e presin si në Freetown të Sierra Leone. Kryeministri e ka këshilltar, e pret me pompozitet edhe në pushimet e Himarës. Pavarësisht se në Angli kërkohet për gjyq…. A këshillon Blair pa pagesë, siç kanë deklaruar këta? E pamundur. Ose krejt e mundur. Pagesa është te droga që po bëhet gati por t’u transportuar në shtetet e Perëndimit. Tipa si Blair, të kontestuar në vendin e tyre si në Angli dhe të rrethuar nga turmat si në “Sierra Leone”, bëhen garantë të transportit të narkotikëve. Teknikat dhe lidhjet e tyre janë shumë të sofistikuara. Përfitimet këtu janë shumë të mëdha. Qeveria shqiptare ka një prodhim shumë të mbarë droge këtë vit dhe po e kontrollon mrekullisht fort. Fitimet e drogës që mund të ndahen pak me secilin “Blair”, do të përdoren për të ndërtuar tirani politike mbi popullin e varfër “sierraleonas” të Shqipërisë.
Kjo është njëra anë e botës, e elaboruar nga trafikantët e sofistikuar.
Bota tjetër është bota jonë e afërt. A nuk u mësuam të kuptojmë pse vijnë këta e marrin poza në Shqipëri? A nuk e shikojmë se si po na shkelin me këmbë influencat mafioze të qeverisë sonë? Këto kulte duhej të kishin rënë në këtë vend. Këtu i sjell veç moti i mirë për drogën dhe i mban cilësia e keqe qytetare.

SHKARKO APP