Top Story, Sokol Balla: Mbi 10 mijë refugjatë sirianë do vijnë në Shqiperi
Çështja e krizës së emigrantëve është në qendër të emisionit “Top Story” të Sokol Ballës në Top Channel. Në panel janë zëvendësminsitrja e Brendshme Elona Gjebrea dhe paraardhësi i saj në këtë funksion gjatë qeverisjes së djathtë Avenir Peka.
Gjatë debatit ka bërë ndërhyrje korespondenti i Top Channel në Athinë, i cili duke cituar burime nga diplomatët grekë, bënë me dije se ka pasur bisedime me Shqipërinë për pranimin e 10 mijë emigrantëve sirian nga vendi ynë.
Ndërkohë zëvendësministrja Gjebrea është përgjigjur se nuk ka marrëveshje, por bisedime për një zgjidhje evropiane.
“Nuk ka marrëveshje me Greqinë për refugjatët. Ka bisedime, por zgjidhja në kuadër do të jetë evropiane. Refugjatët duan të ikin në Gjermani e Suedi, vendet e Ballkanit duan t’i përdorin për tranzit”, ka thënë Gjebrea.
Ndërkohë ish-zëvendësministri i brendshëm Avenir Peka deklaroi se “ Kriza nuk nisi sot. Qeveria shqiptare nuk është fare transparente”.