Topalli: Do flas me Donald Lu për drogën. Kemi kryeministër Al Kaponen

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka akuzuar ashpër kreun e qeverisë, Edi Rama. Në fjalën e saj në Kuvend, Topalli ju referua rrëzimit të avionit në Ishëm. Topalli tha se avioni është rrëzuar në mëngjes, por vetëm në mesditë qeveria e pranoi ekzistencën e tij, pasi fakti u bë publik.

Ajo ju përgjigj dhe kryeministrit, i cili i tha se fotot e avionit duhet t’ja tregoi ambasadorit të SHBA, Donald Lu.

“Do shkoj të takoj ambasadorin me këto foto, dhe do t’i them të vërtetat që di për drogën. Do ti them se kemi për Kryeministër Al Kaponen”,- tha Topalli.

Ajo u shpreh se shoqëria duhet të reagojë kundër drogës. “Ku do shkojë Shqipëria, një Kolumbi? Kam një pyetje z. Kryeministër, kur i ofrojnë droge djalit tënd, çfarë bënë? Po fëmijët e shqiptarëve të kujt janë? Droga është shkatërrimi i një shoqëri, është fundi i kombi tonë. Mos u gëzoni! Ishte koha dhe është për të bërë një betejë të gjithë bashkë kundër helmit që po mbroni dhe që nis mbrojtja nga kryeministri ynë. Ky nuk ndryshon, ky është peng i krimit, e ka emrin Al Kapone. A e dini me kë hëngri darke në Shkodër, me Armando Prengën, Tom Doshin, me shokët e tij. Ju socialist nuk jeni si Prenga etj.”,- tha Topalli.

https://www.facebook.com/jozefina.topalli.9/videos/1102928336460312/

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=O1tkIvjUqTk&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Rama flet për avionin e rrëzuar

SHKARKO APP