Tragjedia e Velipojës. Ndërron jetë edhe fëmija i tretë i familjes Preka

Tragjedia që krijoi aksidenti i të dielës në aksin Velipojë- Shkodër ka marrë një tjetër jetë, atë të vajzës së fundit të familjes Preka.

Dje u varrosën Edmondi dhe dy fëmijët, ndërsa sot 10 vjeçarja Noemi ka marrë frymë për herë të fundit duke u ndarë nga jeta. Pas 4 ditësh të qëndrimit në koma, Noemi Preka ka ndërruar jetë, duke u bërë kështu viktima e katërt e aksidentit të mbrëmjes së ditës së dielë, së bashku me babain e saj Edmond Preka, motrën 5 vjeçare dhe vëllain vetëm 8 muajsh.

Noemi jetonte prej thuajse 4 ditësh falë aparaturave, por kjo e mërkurë ka qenë dhe dita e fundit për rrahjet e zemrës së vogëlushes, e cila largohet tragjikisht nga kjo botë. Pak minuta më parë ishte halla e saj, e cila përmes një postimi në rrjetin social do t’i kërkonte kujtdo që të lutej për të, por fatkeqësisht, tashmë lutjet do të kryhen që ajo të prehet në paqe.

Një tragjedi që nuk gjen fjalë për ta përshkruar.

Tashmë e vetmja që ka mbetur gjallë nga familja Preka është gruaja e Edmondit, nëna e fëmijëve që fatkeqësisht nuk janë më.

SHKARKO APP