Tragjedia/Foto babë e bir, të cilët i mori rrjedhja e përroit dhe ndërruan jetë

Dje një tragjedi ndodhi në Malësi e Madhe. Pjetër Rushaj, bashkë me djalin e tij Jason, vetëm 14 vjeç, humbën jetën në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe. Shirat dhe era e fortë pushtuan Veriun e Shqipërisë, duke shkaktuar daljen e lumenjve dhe përrenjve të zonës.

Makina në të cilën udhëtonin babai me djalin dhe vajzën e tij u mor përpara nga rrjedha e përroit të Thatë. Vajza e familjes Rushaj mundi të dalë nga uji në kohë e ndihmuar nga një banor i zones.

Pas 16 orë kërkimesh nga policia gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).

Një skenë e tmerrshme dhimbje, kur trupat, babë e bir, u nxorën pa jetë.

SHKARKO APP