Tragjedia italiane, 8 156 viktima nga koronavirusi, 662 vetëm sot
Italia vijon të jetë vendi me më shumë viktima për shkak të koronavrusit. Të dhënat e sotme të Mbrojtjes Civile tregojnë se në 24 orët e fundit numri i viktima është 662. Italia është shteti me numrin më të madh të viktimave, në total 8 156.
Numri i personave që kanë rezultuar të infektuar është 6153, një shifër më e lartë se ditët e tjera. Në total numri i personave me virus është 80 536.
Numri i personave të shëruar është 10 336. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 990 pacientë. Në terapi intensive janë gjithësej 3612 persona, gjë që shpjegon dhe numrin e lartë të viktimave në këtë vend.
Në karantinë spitalore në gjithë Italinë janë rreth 14 mijë pacientë.
Në gjithë botën numri i personave të prekur ka arritur 509 427. Numri i viktimave në 23 mijë dhe numri i personave të shëruar 122 mijë.
Në SHBA numri i të infektuarve ka arritur në mbi 75 mijë. Numri i viktimave është 1082 dhe numri i të shëruarve 1800.
Në Spanjë numri i të infektuarve ka arritur 56197. Numri i viktimave është 4145 dhe numri i të shëruarve 7015.
Në Gjermani numri i personave të prekur ka arritur 43646. Numri i viktimave është 239 dhe numri i pacientëve të shëruar 573.
Lexoni edhe…
Shqipëri/28 raste të reja në 24 orë, 174 të prekur nga COVID-19
Luan Rama: Jemi në luftë, por lufta nuk i jep të drejtë qeverisë të shkelë ligjin!