Tre shqiptarë të vrarë në sulmin terrorist në Mynih, Gjermani

Tre shqiptarë  nga Kosova kanë mbetur të vrarë, mes 9 viktimave nga sulmi me armë zjarri në Mynih, mbrëmjen e djeshme 22 korrik.

Armela Segashi 14 vjeç, shoqja e saj Sabina Sulaj dhe Dijamant Zabergja 21 vjeç nga Kosova ishin në vendin ku 18-vjeçari me kombësi gjermano-iraniane hapi zjarr mbi njerëzit.

Lajmin e hidhur për vdekjen e tyre e dhanë familjarët.

Vëllai i Armelës në një postim në rrjetin social FB shkruan: “Armela – Vajza, motra dhe shoqja jonë e dashur ndërroj jetë. Faleminderit për shpresat dhe ndihmën dhe mbështetjen. Gjithmonë në Zemër”,shkruan Arbnor Segashi në FB.

Ndërkohë mbrëmë vonë, i vëllai i Armelës kishte kërkuar ndihmë për gjetjen e motrës së tij, e cila rezultoi e zhdukur pas sulmeve në Mynih.

Ndërsa vdekja e Sabina Sulajt u konfirmua nga e ëma e Armelës, pasi dy vajzat që humbën jetën në sulmin në Mynih ishin shoqe me njëra-tjetrën.

Ndërsa babani i 21 vjeçari shkruan: “Me pikëllim të thellë njoftoj farefisin, miqet dhe shokët se djali im Dijamant Zabergja 21 vjeçar u vra dje ne Minhen nga dora terroriste.”

Nga sulmi me armë zjarri mbetën të vrarë 9 persona, ndërsa 16 të tjerë u plagoson. Policia Gjerman ka deklaruar se nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, ndërsa autori ka vrarë edhe veten. Është ende e paqartë nëse sulmi ka karakter terrorist apo jo.

Akti terrorist

Policia ka pezulluar kërkimet për të dyshuarit e sulmit të mbrëmshëm që mori jetën e nëntë personave në një qendër tregtare në Mynih të Gjermanisë, pasi vlerëson se incidenti ka pasur vetëm një sulmues i cili më pas e ka vrarë vetën.

Autoritetet e qytetit kanë thënë mëngjesin e 23 korrikut se ata i kanë dhënë fund edhe gjendjes emergjente duke iu kërkuar megjithatë kujdes qytetarëve të shqetësuar të Mynihut. Policia mbrëmë iu kërkonte qytetarëve që të rrijnë në hapësira të mbyllura dhe të evitojnë turmat derisa 2300 pjesëtarë të forcave të sigurisë kërkonin për tre të dyshuar.

Mirëpo tani policia beson se autori i sulmit ka vepruar i vetëm dhe i cili është gjetur i vdekur rreth 1 kilometër nga Qendra Tregtare apo “Olympia Einkaufszentrum”, ku edhe ka ndodhur sulmi. I dyshuari është gjetur i vrarë me një plumb në kokë, ndërsa policia beson se ai e vrau vetën.

“Në kuadër të kërkimeve tona, ne e kemi gjetur një person që e ka vrarë vetën. Personi në fjalë mesiguri është sulmuesi i cili sipas të dhënave të tashme të hetimeve, ka vepruar i vetëm”, ka thënë policia e qytetit përmes rrjetit social, “Twitter”.

Personi në fjalë është thënë se është një gjermano – iranian, 18 vjeç, dhe i cili ka qenë banor i Mynihut.

Autoritetet thonë se motivet që e kanë shtyrë atë ta bëj këtë ende nuk dihen.

Policia e ka rritur numrin e viktimave në nëntë të vrarë, përfshirë edhe një person që ka vdekur në spital më vonë nga plagët e marra gjatë sulmit. Së paku 21 persona janë plagosur gjatë incidentit.

Policia thotë se rreth 100 persona kanë qenë dëshmitarë të sulmit.

Zyrtarët po e hetojnë qantën e kuqe që është gjetur afër trupit të pajetë të personit që dyshohet se është autor i sulmit për të parë nëse ka eksploziv.

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, e dënoi sulmin dhe tha se “ndjen me ata që janë në terren për të mbrojtur njerëz dhe shpëtuar jetë”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, premtoi mbështetje për Gjermaninë.

“Zotohemi se do të ofrojmë gjithë mbështetjen për të cilën mund të kenë nevojë”, tha Obama dhe shprehu solidaritet me të prekurit nga tragjedia.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan i Shtetit, Elizabeth Trudeau, tha se autoritetet amerikane po punojnë me ato gjermane për të parë nëse ndonjë shtetas amerikan është prekur.

Ministri i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson, tha se është i tronditur nga “sulmi i tmerrshëm” dhe “humbja e jetëve”.

“Jemi të gatshëm për të ndihmuar miqtë tanë në Gjermani. Këshilla jonë për shtetasit britanikë në zonë është të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve lokale”, tha Johnson.

Rasti i mbrëmjes së 22 korrikut është rasti i tretë i një sulmi të madh kundër civilëve në Evropën Perëndimore në tetë ditët e fundit. Përgjegjësinë për sulmet e mëparshme, ai në Nicë të Francës dhe në një tren në Bavari të Gjermanisë janë marë nga grupi militant, Shteti Islamik.

Policia fillimisht edhe këtë sulm të mbrëmjes së 22 korrikut e ka trajtuar si incident terrorist.

Këtë të premte është shënuar edhe pesë vjetori i masakrës së kryer nga Ander Behrin Beivik në Norvegji gjatë së cilës janë vrarë 77 persona. Breivik konsiderohet hero për militantët e të djathtës ekstreme në Evropë dhe Amerikë./ REL

Autori një 18 vjeçar gjermano-iranian

Një 18-vjeçar qëllon pa dallim njerëzit në një qendër tregtare në Mynih dhe vret së paku 9 vetë. Pas një nate në gjendje të jashtëzakonshme, shtrohet pyetja pse?

Deutschland Tödliche Schießerei in München

Mynihu në gjendje shoku. Nëntë vetë vriten në qendrën tregtare në Mynih, në fund atentatori vret veten, 16 të tjerë të plagosur. Të premten në mbrëmje, policia flet për gjendje terrori. 2.300 forca policore përfshihen në aksion. Mynihu ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme. Autobusë dhe metro ndalojnë qarkullimin. Stacioni kryesor i trenit në Mynih evakuohet. Njerëzve u këshillohet përmes sistemit të paralajmërimit “Katwarn” të qëndrojnë në shtëpi e të mos dalin në rrugë. Për orë të tëra nuk dihet, se sa atentatorë janë dhe ku ndodhen ata? Policia jep vetëm gjatë natës sinjalin e kalimit të rrezikut: Sipas informacioneve të saj, atentatori 18-vjeçar gjermano-iranian ka vepruar i vetëm dhe në fund ka vrarë veten.

Të shtunën herët presidenti i policisë së Mynihut, Hubertus Andrä del para shtypit. Hetuesit gjermanë janë të bindur: 18 vjeçari është ai që qëllon i pari në një restorant në orët e para të mbrëmjes, pastaj ai përdor një pistoletë në një qendër tregtare dhe kërkon të largohet. Policë në civilë kërkojnë ta arrestojnë dhe qëllojnë, e paqartë është ende, nëse atentatori u godit në këto moment. Kufoma e tij u gjend një kilometër larg qendrës tregtare në një rrugë anësore. Aty u sigurua edhe pistoleta e autorit të krimit.

Deutschland Tödliche Schießerei in München

Politika gjermane e tronditur

Policia shprehet se nuk ka atentatorë të tjerë. Gjatë së premtes në orët e mbrëmjes u kërkuan tre autorë me automatikë. Ende e paqartë është motivi i krimit. Ishte një akt terrorist apo gjendje amoku? Presidenti i policisë së Mynihut thotë se “momentalisht ne bëjmë fjalë për goditje me armë.” Edhe në orët e para të së shtunës nuk ka të dhëna për një sfond islamist. Aktualisht dihet se gjermano-iraniani ka jetuar në Mynih për disa vite dhe nuk ka qenë person i njohur për policinë. Policia konfirmon se në një video që qarkullon në internet, duket se shihet atentatori në  tarracën e një godine parkimi. Policia bën thirrje që nëse qytetarët e Mynihut zotërojnë video të tjera t’ia ofrojnë ato policisë. Pas goditjes me armë të premten në mbrëmje në qendrën Olimpia u përhap paniku. Qëllimi kryesor i policisë ka qenë siguria e banorëve, prandaj policia bëri fjalë për “gjendje akute terrori”, tha kreu i policisë, Andrä.

Deutschland Olympia Einkaufszentrum in München Hauptbahnhof Großeinsatz

Presidenti gjerman, Joachim Gauck u shpreh i tronditur. “Sulmi vrastar në Mynih më trondit thellësisht”, ka thënë ai dhe jam me mendimet e mia tek viktimat dhe njerëzit që kanë humbur të afërmit e tyre. Ministri i kabinetit të kancelares, Peter Altmeier tha se nuk duhet të lejojmë “terroristët të arrijnë qëllimin e tyre, të bëjnë të pasigurtë shoqërinë.” Kryeministri bavarez, Horst Seehofer pas atentatit shpalli për të shtunën ditë zie për Bavarinë dhe thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë së landit. Në Berlin po ashtu mblidhet të shtunën kabineti i sigurisë, nën kancelaren Merkel, e cila ka qenë rregullisht e informuar për zhvillimet në Mynih. Ministri i Brendshëm, Thomas de Maizière (CDU) ndërpreu për herë të dytë pushimet e tij për t’u kthyer në Mynih.

SHKARKO APP