Tre agjentë rusë tentojnë të futen në Uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh, ushtarët shqiptarë sulmohen me lendë kimike
Ngjarje e rëndë në Gramsh. Uzina e përpunimit të armëve në Gramsh është sulmuar mbrëmjen e sotme nga tre shtetas rusë, të cilët dyshohet të jenë agjentë të shërbimeve ruse. Burime bëjnë me dije se tre persona kanë dashur të hyjnë në mënyrë të fshehtë në Uzinë, ndërsa janë pikasur nga ushtarët që ishin në vendrojë.
Në momentin që ushtarët janë afruar ka pasur një përleshje fizike mes palëve. Në një moment një nga shtetasit rusë ka sulmuar me lendë kimike ushtarët shqiptarë, duke lënduar dy prej tyre.
Ushtarë shqiptarë janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtim mjekësor. Ushtarët shqiptarë kanë dëmtime në fytyrë. Pas përleshjes fizike mes rusëve dhe ushtarëve shqiptarë u arrit të arrestohen.
Mësohet se të tre agjentët rus janë arrestuar nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, ndërkohë që për hetimin e kësaj ngjarjeje po merret antiterrori.
Bëhet me dije se u janë kapur dhe aparate fotografikë me vete, ku në mikroçipat e tyre janë gjetur foto të uzinës.
Antiterrori shqiptar dhe një grup prokurorësh po hetojnë këtë ngjarje.
Reagon ministria e Mbrojtjes:
“Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.
Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”.
https://kohajone.com/policia-e-shtetit-del-me-nje-njoftim-per-ngjarjen-e-sulmit-nga-ruset-te-uzina-e-armeve-ne-gramsh/