Treni “Rama-Meta” nuk ndalon. Merr me 65 përqind edhe Bashkinë e Kolonjës
Ishte nje prove per te majten, Kolonja dje. Jo se ishte bastion neutral apo i djathte. Pak a shume fitorja ishte per kandidatin e majte, por testi mbetej qe nese PS humbiste tregonte se treni Rama-Meta ka ndaluar, bile po ecen ne te kundert. Por treni i majte nuk ndalon, me sa duket. Fitoi me 65 % kandidati i majte ne Kolonje.
Pas Bashkise se Dibres, edhe Kolonja, mbeti ne oborrin e majte. Ndaj opozita, ndonese mund te kete akuza si perhere ndaj vjedhjes se votave,etj, ka nevoje te rinovohet e çlirohet plotesisht nga e kaluara e saj. Nga nervi qe e mban te tij pas vetes dhe duhet që Lulzim Basha te beje nje opozite tjeter, jo me leje, por me frymezimin e moshes se tij.
Ndryshe treni “Rama-Meta” nuk ndalon edhe ne vitin 2017. Bile, siç duket nga fuqizimi i LSI ne vota nder vite, ka mundesi qe shifrat e votave te jene edhe me te medha. Themi se e majta mund te marre me shume, pasi edhe Ben Blushi ne koshin e majte do ti çoje ato vota nga PS e pakenaqur apo sidomos votat “indiferente”. Edhe Gjergj Bojaxhi do marre nga e djathta dhe do ti zhbraze ne oborrin e Rames ne momentin me te pare. Edhe PAA e Agron Dukes. Natyrisht edhe PDIU me ndonje vagon te saj tradicional pas lokomotives do vihet.
Pra treni “Rama-Meta” po mbushet dhe po ngarkon çdo parti-votë, duke e lene PD-ne me ca partiza qe zor qe vjen kollaj ne pushtet.
PD ka para edhe 6 muaj beteje. Beteje me vetveten se pari. Me pas ka Edi Ramen.