Tronditet Beogradi, protesta masive kundër Presidentit Vuçiç. Në Tiranë, Berisha i shikon me zili!

Në Serbi janë zhvilluar sërish protesta masive kundër udhëheqjes së vendit.

Ndërkohë në Tiranë lideri opozitar Berisha i shikon me zili këto protesta në Beograd.

Mbrëmë në Beograd u mblodhën të premten (09.06.2023) dhjetëra mijë vetë në një demonstratë kundër presidentit Aleksandar Vuçiq dhe partisë në pushtet SNS.

Pjesëmarrësit në manifestimin e protestës u mblodhën përpara parlamentit në qendër të kryeqytetit dhe marshuan në dy kolona të ndara drejt selisë së qeverisë, sikurse njoftojnë mediat në Serbi. Kritikët e akuzojnë presidentin 53 vjeçar për një stil autokratik politik dhe për ekonomi të tarafeve. Ata kërkuan dorëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiq si dhe nëpunësve përgjegjës për aparatin e sigurisë. Protestuesit akuzojnë Vuçiqin dhe mediat bulevardeske nën kontrollin e tij, se po krijojnë një klimë të urrejtjes dhe të dhunës.

Sipas protestuesve qeveria nuk po i kundërvihet me vendosmërinë e duhur dhunës së përhapur në vend, posedimit privat të armëvedhe kriminalitetit të organizuar. Përveç kësaj kritikohet edhe për korrupsionin dhe kufizimin e lirisë së medias.

Vuçiq tha të premten, se qeveria nuk mund të bëhet përgjegjëse për krimet.

Manifestimi u organizua nga partitë e majta të opozitës si dhe lëvizjet qytetare.

SHKARKO APP