Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Trump fitoi bindshëm në Iowa, kandidatët e tjerë asnjë shans për fitore. Shqetësime në Gjermani dhe BE

Trump fitoi bindshëm në Iowa, kandidatët e tjerë asnjë shans për fitore. Shqetësime në Gjermani dhe BE

Kryesore
E martë, 16 Janar 2024 20:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga radio gjermane DW-

Donald Trump fitoi zgjedhjet e para të partisë në Iowa. Në Gjermani bëjnë thirrje për gatishmëri për të gjithë skenarët. Shqetësime në ekonomi dhe politikë.

Në zgjedhjet e para për kandidatin presidencial të Partisë Republikane, Donald Trump shënoi një fitore të qartë dhe çuditërisht të shpejtë. Televizionet kryesore në SHBA  e shpallën fitues ish-presidentin vetëm 30 minuta pas fillimit të votimit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në vendin e dytë, por me shumë më pak vota se Donald Trump (51 për qind), është Ron DeSantis (21.2 për qind), guvernatori i shtetit federal të Floridës. Ish-ambasadorja e SHBA-së në OKB Nikki Haley (19.1 për qind) është në vendin e tretë. Në vendin e katërt ishte sipërmarrësi Vivek Ramaswamy me 0.7 për qind të votave. Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, ai ka bërë të ditur se tërhiqet nga kandidatura dhe ka mbështetur Donald Trump.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fitorja e Trumpit ishte e pritshme. Ish-presidenti 77-vjeçar udhëhoqi bindshëm në sondazhet e opinionit publik. Haley kishte një fillim të dobët të fushatës disa muaj më parë, por rezultatet e sondazhit të saj janë përmirësuar me kalimin e kohës. Dhe DeSantis, i cili fillimisht u konsiderua kundërshtari më i mundshëm i Trump, filloi të humbasë popullaritetin muajt e fundit. Të dy ata nuk heqin dorë nga kandidatura.

Mund t'ju interesojë

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Para 9 orësh
Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin,...

Para 16 orësh
Erion Veliaj refuzon operacionin te spitali i Fierit me mjekët turq!

Erion Veliaj refuzon operacionin te spitali i Fierit me mjekët turq!

Para 17 orësh

Trump: „Duam unitetin”

Trumpi, i cili ka shpallur vazhdimisht hakmarrje ndaj kundërshtarëve të tij politikë në muajt e fundit, foli për unitet në fjalimin e tij të hënën në mbrëmje (15 janar) pas fitores. Ne duam unitet, qofshin republikanë apo demokratë.

Para qindra mbështetësve të entuziazmuar në kryeqytetin e Iowa-s, Des Moines, ai akuzoi presidentin Joe Biden për “shkatërrimin total të vendit tonë.” “Tre vjet më parë ne ishim një komb i madh dhe sot njerëzit po qeshin me ne,” tha Trump.

Mbështetësit e tij e festuan fitoren në Iowa si “të pabesueshme” dhe “historike”. Senatorja e njohur republikane Lindsey Graham shkroi në rrjetin social X se zgjedhjet paraprake të partisë “praktikisht kanë mbaruar”. Republikanja Elise Stefanik u bëri thirrje kandidatëve të tjerë të tërhiqen në mënyrë që partia të mund të bashkohej pas Trumpit. Ajo shkroi në X se kandidatët e tjerë “s’kanë asnjë shans për fitore”.

Fillimi i vitit zgjedhor

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, baza e partisë zgjedh kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale. Votimi është kompleks dhe ndryshon nga një shtet federal në tjetrin. Zgjedhjet paraprake republikane në Iowa shënuan fillimin e vitit zgjedhor në SHBA. Zgjedhjet presidenciale mbahen më 5 nëntor.

Iowa, pa dyshim, nuk ka shumë kuptim për sa i përket numrit të votuesve, por kushdo që arrin rezultate të mira në këtë shtet të vogël federal, mund të llogarisë me një “atmosferë të favorshme” në zgjedhjet e ardhshme.

Ajo që ende mund të pengojë Trumpin në vazhdim janë problemet e tij ligjore. Edhe pse mbështetësit e tij i konsiderojnë proceset gjyqësore kundër kandidatit të tyre si të motivuara politikisht, rezultati i proceseve është ende i pasigurt. Ka mundësi që Trump të dënohet edhe para zgjedhjeve presidenciale. Shumëçka mund të ndodhë edhe në dhjetë muajt e ardhshëm.

Në Partinë Demokratike  mendohet se kandidati i tyre tashmë është përcaktuar praktikisht. Joe Biden dëshiron të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë. Ky 81-vjeçar nuk ka konkurrencë serioze në partinë e tij.

Shqetësim në Gjermani

Pas këtij suksesi të Donald Trump në zgjedhjet për kandidat, partitë opozitare gjermane të Unionit Demokristian (CDU/CSU) po ushtrojnë presion ndaj qeverisë gjermane që të përgatitet për një mandat të ri të Trumpit. “Qeveria federale nuk mund të injorojë më zhvillimet politike të brendshme në Shtetet e Bashkuara. SHBA-ja si partnere është shumë e rëndësishme për ne”, tha për agjencinë e lajmeve dpa, eksperti i politikës së jashtme të partisë, Jürgen Hardt (CDU).

Sipas tij, zgjedhjet paraprake në Iowa tregojnë si më poshtë: “40 për qind nuk votuan për Trump”. Megjithatë, është koha për t’u përgatitur për mundësinë që Trump të bëhet president.”

Edhe Dhoma Gjermane e Industrisë BDI paralajmëron se fitorja e Trump në zgjedhjet presidenciale mund të ketë pasoja të rënda për Gjermaninë. Shtetet e Bashkuara më pas mund të izolohen përsëri ekonomikisht, komentoi Presidenti i BDI-së, Siegfried Russwurm.

Ai shtoi, se Gjermania duhet të përgatitet për të gjithë skenarët: “Kjo do të thotë: nuk mjafton të shqetësohesh”. Evropa duhet të përgatitet për një botë, në të cilën ne evropianët do të lihemi më shumë vetëm dhe do të mund të mbështetemi më pak në partneritetin transatlantik të sigurisë sesa në 75 vitet e fundit”./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 5 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 6 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 6 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 14 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 9 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 16 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.