Turpi dhe krimi i propogandës gebelsiane të Rilindjes

Ish-shoferi i kryebashkiakut të bashkisë së Lushnjës, Gëzim Saraçi që hodhi granatën ndaj kryebashkiakut Fatos Tushe dhe sekretares së tij, ka kryer një krim dhe është në kërkim për t’u arrestuar. Kryebashkiaku lushnjar është përfaqësues i PS dhe përkatsisht i grupit të Rilindjes në PS. Ngjarja sipas “Zërit të Amerikës” lidhet me çështje parash, ndërsa akuzat e PD-së dhe opozitës ishin edhe më të forta duke e akuzuar dyshen Saraçi-Tushe si pjesë e grupëve të pazarëve të drogës.

Ndërkohë vetë PS-ja dhe kryeministri nuk folën apo shkruan asnjë fjalë për këtë krim, pasi iu është sulmuar një kryebashkiak i tyre i rëndësishëm. Të mos harrojmë se kryebashkiaku është në zonën elektorale të zv/kryeministrit Erjon Braçe.

Policia po kërkon për arrestimin e shoferit në fjalë që kreu një masakër mu në zyrën e shtetit, me granatë, gjë që nuk është dëgjuar një akt i tillë kaq flagrant. Edhe nëse do të donte dikush lart në qeveri të mos arrestohej apo të shuhej kjo si ngjarje, nuk mundet kurrsesi të ndodhë sepse publiku e media janë dëshmitarë të masakrës.

Por djallëzia e Rilindjes dhe propaganda e saj gebelsiane është e tmerrshme dhe frikësuese për pushtetin që ka në shtet si dhe për helmin që hedh në publik ndaj kujtdo që nuk e don apo del kundër kryeministrit.

Tamam si ministri i Hitlerit, Joseph Goebbels që thoshte dhe kishte slogan që “Propaganda është si arti. S’është nevoja të respektosh të vërtetën”, edhe vetë Rilindja nuk njeh asnjë parim të së vertetës. Rilindja ka ngritur një makineri të madhe të propogandës, e cila turret në facebook e rrjete sociale si dikur gebelsat e Hitlerit.

Sajojnë, mashtrojnë, sulmojnë dhe gënjeshtrën e kthejnë në të vertëtë në sytë e publikut.

Ajo që thamë në fillim se si shoferi i kryebashkiakut të Lushnjës kreu një akt kriminal e makabër, nga Rilindja kanë filluar të hedhin nëpër portale se fajin e ka LSI! Se gjoja qenka i LSI!

Po a nuk ishte shofer i kryebashkiakut të PS?! A nuk solli vota për PS-në, shoferi në fjalë? A nuk akuzohet se ka dhënë tenderimet në bashki dhe ndante lekët me kryebashkiakun? E merrte pagën në bashki të PS apo të LSI?!

Të gjitha këto janë një sajesë e ndyrë e propogandës së Rilindjes që sa herë u dalin duarsh apo bëjnë krime thonë e shkruajnë se janë “të LSI”!

Kjo propogandë e ndyrë, bile kriminale, mbetet një pjesë e rrezikshme e grupit Rilindjes, që duhet pranuar kanë brigada me “gebelsianë” kudo.

Alban Marku

Në foto: Joseph Goebbels, ministri i propogandës i Hitlerit

SHKARKO APP