Turqi – Erdogan: Tradhëti, tentativa për grusht shteti. Deri tani 260 të vrarë

Një tentativë për grusht shteti nga një grup ushtarak turk mesaduket ka dështuar të shtunën pasi mijëra turq mbështetës të presidentit Erdogan iu përgjigjen thirrjes së tij për të dalë në rrugë për të mbrojtur shtetin. Dhjetra ushtarë rebelë braktisën tanket të cilët mbrëmjen e së premtes 15 korrik 2016  kishin dalë nëpër rrugët e Stambollit dhe të Ankarasë.

Gjatë orëve të para të mëngjesit Presidenti Rexhep Taip Erdogan udhëtoi drejt Stambollit pasi një grup  ushtarak deklaroi mbrëmë se kishte marrë pushtetin. Ai ishte me pushime në një resort në jugperëndim të Turqisë kur u mësua grushti i shtetit.

Ai është parë i rrethuar nga mbështetës duke thënë live në TV se tentativa për grusht shteti ishte një “tradhëti” dhe ushtria duhet të pastrohet.

Deri tani shënohen 260 të vdekur gjatë përleshjeve të mbrëmjes duke u gdhirë e shtuna 16 korrik 2016. Shumë prej tyre janë civilë dhe 745 ushtarë janë arrestuar, bëjnë të ditur zyrtarët shkruan BBC

Ministri i brendshëm turk, Efkan Ala thotë se 29 kolonelë, 5 gjeneralë turq janë larguar nga detyra ndërkohë U vranë 16 organizatorë të puçit

Shteti paralel integroi në ushtri njerëzit e tij përfshi 5 gjeneralë, 29 kolonelë të cilët janë pezulluar nga ministri i Brendshëm turk shkruan agjencia e lajmeve Anadolu

Ora 08: 40 Ura e Bosforit është hapur pjesërisht për trafikun.

Gjatë natës ishte e mbyllur me tanke nga ata që organizuan grushtin e shtetit.

Makina e policisë në tentativën për të larguar forcat antiqeveritare në urën e Bosforit

Makina e policisë në tentativën për të larguar forcat antiqeveritare në urën e Bosforit

Ora 08: 20 Grushti i shtetit u rrëzua

Fadi Hakura, nga Instituti i Cështjeve Ndërkombëtare i tha BBC-së se presidenti Erdogan rrëzoi grushtin e shtetit, por shton se situata në vend është e rrethuar nga pasiguri politike dhe gjithnjë e më shumë e ekspozuar ndaj përçarjes

turqi (2)turqi grushti i shtetit

Ora 08: 19  Lirohet gjenerali turk ishte marre peng nga komplotistet

CNN turk raporton se gjenelari kryesor i ushtrisë turke, Hulusi Akar, i cili ishte marrë peng nga komplotistët mbrëmjen e djeshme tashmë është liruar nga forcat e sigurisë në një bazë ajrore në  veri perëndim të Ankarasë.

Ora 08:00 – Bilanci paraprak, 60 të vdekur 745 ushtarë të arrestuar 

Deri tani shënohen 60 të vdekur gjatë përleshjeve të mbrëmjes duke u gdhirë e shtuna 16 korrik 2016. Shumë prej tyre janë civilë dhe 745 ushtarë janë arrestuar, bëjnë të ditur zyrtarët shkruan BBC

Kryeministri turk  Binali Yildirim  tha se tashmë pjesa më e madhe është nën kontroll dhe ka urdhëruar ushtarët të qëllojnë për të rrëzuar avionët që janë përdorur nga komplotistët e grushtit të shtetit.

_90415283_ce25d02f-1479-4a4d-80d7-43c82ed6d2b6

grushti i shtetit 3grushti i shtetit 2turqi grushti i shtetitgrushti i shtetit erdogan

grushti i shtetitturqi (2)36533BED00000578-3692693-image-a-8_1468637909322turqigrushti i shtetit turqigrusht shteti 3turqi grushti i shtetit

SHKARKO APP