Turqia, 500 vjet nuk hyri dot në Mirditë, kurse firma turke ngre flamurin në provokim të hapur

Gjatë ditës së djeshme u bë me dije se prokuroria ka nisur procedim penal për më shumë se 60 përsona, pasi shkatërruan flamurin turk të vendosur në digën e një hidrocentrali në Qafë Mollës të Mirditës. Dihet nga historia se turqit, të cilët pushtuan Shqipërinë dhe e mbajtën atë për afro 500 vjet, kurrë nuk guxuan të pushtojnë apo hyjnë nëpër Mirditë, e cila ruajti zakonet, doket, fenë shqiptare dhe gjuhën e paprekur shqipe.

Mirditorët këtë e kanë si krenari jo vetëm zonale, por edhe i japin krenari kombit shqiptar, sepse nuk lejuan turqit jo vetëm të ngrinin flamurin e tyre, por as ti afroheshin tokave e maleve të Mirditës. Mirditorët nuk lejuan të ndryshojnë fenë e tyre katolike në këmbim të ruajtjes së sovranitetit rajonal. Njihen mirë luftërat e kësaj zone kundër turqve.

Por sot, natyrisht në kohë digjitale, bota është globalizuar. Turqit arritën të hyjnë në Mirditë, por me një hidrocentral të dhënë nga qeveria Rama, mike e presidentit turk Erdogan. Gjithsesi mirditorët e pranuan, ndonëse përsëri kanë patur reagime për projektin dhe vendndodhjen e hidrocentralit. Por nuk i pyeti qeveria e tyre, ajo shqiptare. Pas kësaj firma turke stampon në murin e hidrocentralit një flamur të madh turk, krejtësisht në provokim të hapur ndaj ndjenjës të theksuar kombëtare të zonës 100 përqind katolike të Mirditës. Ishin paralajmëruar nga të rinjtë mirditorë se mos e bëni këtë provokim, por firma turke e stampoi flamurin turk. Atëhere vala e mirditorëve e shkatërroi flamurin turk duke ngritur flamurin shqiptar. Por ndërhyri policia. Prokuroria po heton e thërret një nga një protestuesit mirditorë, të cilët shkatërruan flamurin turk. Dhe aq me tepër si mund të hesht në respektim të ligjit, krenarisë kombëtare dhe Kushtetutës, kryeprokurorja e re Arta Marku, bijë e Mirditës?

Lidhur me këtë vendim dhe me sjelljen e policisë ka reaguar ashpër deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, i cili përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, i ka bërë thirrje prokurorisë dhe policisë që të mos marrin hapa ligjor për të ndëshkuar banorët.

Për Ndreun, vendosja e flamurit nga ana e kompanisë turke, që po kryen punimet të këtij hidrocentrali, ishte një akt i turpshëm dhe i papërgjegjshëm.

Statusi i plotë i deputetit Pjerin Ndreu:

Nuk kuptoj pse prokuroria nuk fillon procedim penal per mozaikun e flamurit turk ne Qaf Molle Mirdite, por per disa djem e burra qe me te drejte te zotit shkuan dhe e hoqen ate flamur qe nuk eshte vendose dot as nen sundimin e Perandorise Osmane 500 vjet ne ate toke. Ai flamur ishte nje provokacion i shemtuar i nje firme investuese turke qe nuk ka tager te ndertoje faqe flamujsh dhe as nuk disponon leje ndertimi per ate mozaik.

Me se paku firma turke ka konsumuar vepren penale te ndertimit pa Leje, keshtu qe duhej te merrej policia e institucionet e tjera te shtetit me pare! Kjo nuk ndodh me asnje nga investitoret e huaj te asnje shteti ketu! Keshtu qe prokuroria te pushoje menjehere çeshtjen penale ndaj burrave qe moren pjese ne shkaterrimin e atij mozaiku ne nje toke qe nuk i perket!

Kam marre shume reagime nga qytetare qe jane ndaluar, që thirren ne polici e prokurori per nje veprim qe eshte me se normal! Jetojme ne Shqiperi e jo ne Turqi te nderuar prokurore te ketij shteti. Kujdesuni te mbroni flamurin shqiptar e jo nje flamur te huaj!

SHKARKO APP