Turqia e do Kosovën në NATO. Po Shqipëria pse hesht?
Situata në Ukrainë ka kthyer vëmendjen në Ballkanin Perëndimor, ku Kosova dhe Bosnja nuk janë në NATO. Interesat ruse shtrihen hapur në Serbi dhe nëse do të ketë përshkallezim në Kosovë apo Bosnje, nuk mund të futet NATO.
Ndërkohë Presidenti turk Erdogan, duke qenë një president dhe strateg gjeopolitik, ka kërkuar publikisht se Kosova duhet të pranohet urgjent në NATO. Por kjo solli reagimin e mënjëhershëm të Serbisë.
Nga ana e saj Shqipëria, si anëtare e NATO-s, nuk ka thënë asnjë fjalë deri më sot për Kosovën në NATO. Kryeministri Rama i druhet prishjes së miqësisë me Presidentin serb Vuçiç ndaj nuk prononcohet për Kosovën, siç kërkon vetë Prishtina zyrtare, por edhe Presidenti turk, Erdogan.
Nga ana e tij Presidenti Meta është hapur pro futjes së Kosovës në NATO.
Me sa duket nga ky hezitim i qeverisë shqiptare është nisur Fatmir Limaj, Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate në Kosovë, që i ka dërguar një kërkesë Shqipërisë, ku i kërkon të jetë iniciatore e ftesës për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjes në NATO.
Kërkesa e plotë:
Është koha që në emër të sigurisë rajonale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të marrë iniciativë për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës në NATO dhe të ftoj sj bashkëinicator edhe vendet tjera të rajonit anëtare të NATO-s, të cilat kanë interes e shqetësim direkt për sigurinë e paqen në rajon, duke përfshirë Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë.
Kjo iniciativë e përbashkët t’i dorëzohet Asamblesë së NATO-s dhe ta fusin në rend të ditës në emër të sigurisë dhe paqes së kërcënuar në rajon.
NATO duhet të miratoj në procedurë të veçantë pranimin e këtyre vendeve si anëtare të NATO-s.
Fatmir LIMAJ
KOHA JONË SONDAZH

