Turqia tronditet nga përpjekja për puç ushtarak. Arrestohen gjeneralët

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=pPmZ-C4ainc” width=”560″ height=”315″]

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=eCzuRevn31s” width=”560″ height=”315″]

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=rS3iaE3xUSY” width=”560″ height=”315″]

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=rS3iaE3xUSY” width=”560″ height=”315″]

Dështon grushti i shtetit

Dështon tentativa për grusht shteti e një grupi ushtarak deklaron kreu i  ushtrisë. Umit Dundar tha se 104 pucistë janë vrarë.

Tentativa për grusht shteti nga një grup ushtarak turk dështoi pas disa orësh pasi mijëra turq mbështetës të presidentit Erdogan iu përgjigjen thirrjes së tij për të dalë në rrugë për të mbrojtur shtetin.

Dhjetra ushtarë rebelë braktisën tanket të cilët mbrëmjen e së premtes 15 korrik 2016  kishin dalë nëpër rrugët e Stambollit dhe të Ankarasë.

Ndërsa prova finale e dështimit ishte rikthimi i presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan në Stamboll gjatë orëve të para të mëngjesit.

Kryeministri turk, Yildirim deklaroi sot në mesditë se janë 161 të vdekur dhe rreth 1440 të plagosur gjatë përleshjeve të mbrëmjes duke u gdhirë e shtuna 16 korrik 2016. Më shumë se 2800 anëtarë të forcave të armatosura janë arrestuar. Duke akuzuar Gylen si organizatorin e këtij grushti shteti, kryeministri deklaroi:  “Çdo shtet që do të mbështesë Gylen do të jetë në luftë me Turqinë”

I rrethuar nga mbështetësit që  brohorisnin me entuziazëm,  live në TV, Erdogan tha sot në mëngjes se përpjekja  për grusht shteti ishte një “akt tradhtie” dhe ushtria duhet të pastrohet.

Ai ishte me pushime në një resort në jugperëndim të Turqisë kur u mësua grushti i shtetit.

Erdogan u zotua se organizatorët e grushtit do ta paguajnë shtrenjtë.

Por Turqia është përfshirë nga kaosi.

Ministri i brendshëm turk, Efkan Ala thotë se 29 kolonelë, 5 gjeneralë turq janë larguar nga detyra ndërkohë U vranë 16 organizatorë të puçit

Shteti paralel integroi në ushtri njerëzit e tij përfshi 5 gjeneralë, 29 kolonelë të cilët janë pezulluar nga ministri i Brendshëm turk shkruan agjencia e lajmeve Anadolu

Ora 12:00 “Çdo shtet që do të mbështesë Gylen do të jetë në luftë me Turqinë”
“Çdo shtet që do të mbështesë Gylen do të jetë në luftë me Turqinë” Kjo ishte deklarata që kryeministri truk Binali Yildirim dha në një konferencë për median

“Çdo shtet që mbështet Gylen nuk do të jetë më mik i Turqisë dhe do të konsiderohet në luftë me Turqinë”

Aktualisht Gylen jeton në ekzil në SHBA.   Në Turqi ai përshkruhet si njeriu i dytë më i fuqishëm. Qeveria e akuzon Gylen si organizatorin e grushtit të shtetit ndërsa vetë  Gylen i ka hedhur poshtë këto deklarata. 

Anëtarët e strukturave paralele janë në duar të drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar tha kryeministri

Ushtaret turq te dorezuar

Ushtaret turq te dorezuar

grusht shteti 76grusht shteti turqi autoretgrusht shteti grupi ushtarakgrushti i shtetit 4

Gjak ne uren e Bosforit pas dorezimit te ushtareve

Gjak ne uren e Bosforit pas dorezimit te ushtareve

Njerezit hipin mbi ushtaret turq te cilet u perfshine ne grushtin e shtetit dhe u dorezuan ne uren e Bosforit

 

tu2

tu1

 

turqi (2)turqi grushti i shtetit

 

_90415283_ce25d02f-1479-4a4d-80d7-43c82ed6d2b6

grushti i shtetit 3grushti i shtetit 2turqi grushti i shtetitgrushti i shtetit erdogan

grushti i shtetitturqi (2)36533BED00000578-3692693-image-a-8_1468637909322turqigrushti i shtetit turqigrusht shteti 3turqi grushti i shtetit

Çfarë ndodhi?

Natën e së shtunës (16.07) Turqia është tronditur nga një puç ushtarak. Pjesë të ushtrisë kanë bërë përpjekje për të marrë pushtetin. Situata duket se është vënë nën kontroll, por gjendja nuk është stabilizuar.

Puç i papritur ushtarak në Turqi. Përpjekja ka dështuar, por gjendja mbetet kritike. Qeveria turke e cilësoi të dështuar përpjekjen e një pjese të ushtrisë për të marrë pushtetin në dorë. Ndërtesa e parlamentit turk është dëmtuar pas sulmeve nga ajri të puçistëve. Në përpjekjen për puç ushtarak në Turqi janë vrarë të paktën 90 vetë, bën të ditur agjencia turke e lajmeve, Anadolu. 1154 vetë janë lënduar. Sipas të dhënave nga qarqet qeveritare 1563 ushtarakë janë arrestuar në të gjithë Turqinë. Po ashtu në afërsi të pallatit presidencial ,avionë luftarakë kanë hedhur bomba. Edhe ndërtesa e Shërbimit Sekret Turk është sulmuar natën e së shtunës, bëjnë të ditur, përfaqësues të institucionit. Por kreu i Shërbimit Sekret, Hakan Fidan është dërguar në një vend të sigurtë.

Parlamenti turk në seancë të jashtëzakonshme

Kryeministri turk, Binali Yildirim ka bërë thirrje për mbledhjen e parlamentit turk në një seancë të jashtëzakonshme. “Situata është gjerësisht nën kontroll”, tha ai.

Türkei türkische Soldaten am Taksim Platz Proteste Menschen auf den Straßen

Një gjeneral ndër puçistët është qëlluar për vdekje, bëri të ditur Yildirim. “Turqia nuk udhëhiqet nga ushtria”, citohet nga mediat kryeministri turk, i cili ka dhënë edhe urdhrin për të qëlluar avionin ushtarak të marrë peng. Ushtria do të ndryshojë radikalisht.

Türkei nach Putschversuch Bosphorus Brücke Istanbul Menschenmenge

Gjenerali Ümit Dündar është vendosur përkohësisht si drejtues i shtabit ushtarak, bëri të ditur, agjencia turke e lajmeve, Anadolu. Në rrugët e Ankarasë dhe Stambollit janë parë tanke dhe njerëz që vraponin në panik, kur dëgjoheshin të shtëna. Ndërkohë qytetarë të zemëruar e përkrahës të Erdoganit janë ngjitur në tanke apo i pengonin ata në rrugën e tyre, siç kanë treguar pamjet televizive. Në Stamboll ë afërsi të sheshit Taksim ushtarët janë parë se si dorëzoheshin në urëne Bosforit dhe merreshin në pranga nga policia.

E përditshmja zvicerane “Tages Anzeiger” e ka komentuar të shtunën (16.07) kështu përpjekjen për puç në Turqi: “Për një kohë të gjatë dukej se Erdogan e kishte fituar luftën për pushtet me ushtrinë, edhe përmes proceseve spektakolare, jo edhe aq të pastra. Kur Erdogan ndërmori përpjekjen për të çuar Turqinë drejt Bashkimit Europian, ai e përdori këtë për të kufizuar kompetencat e ushtrisë. Madje parak pak javësh, u duk se ai bëri një hap afrimi me ushtrinë, duke ia rikthyer kompetencat, por me sa duket Erdogan ka bërë vlerësimin e gabuar për ushtrinë.”

 Ku shkoi Erdogan gjatë Grushtit të Shtetit?

Presidenti turk Erdogan, i cili ishte me pushime në qytetin turistik të Marmaris, kur filloi grushti i shtetit, u nis me një avion privat, i cili nuk kishte destinacion të përcaktuar.Radarët kanë regjistruar momentin kur avioni i presidentit është sjellë vërdallë në ajër mbi Turqi dhe nuk e kaloi asnjëherë kufirin.

Avioni fluturoi gjatë në formë rrethi për tu ulur më pas në Stamboll, ku presidenti u prit nga një turmë e madhe njerëzish, ndërsa grushti i shtetit kishte dështuar.

Reuters ka publikuar sot në mëngjes se si duket rrugës e Stambollit dhe Ankarasë pas natës së mbrëmshme, ku ushtarët turq tentuan të bëjnë grusht shtet.

075943578-322dbaf9-9feb-443c-9a5d-36a5f53895e1 075943557-13588d4a-a774-4e2e-a889-7facd1f7243d 075943498-b33cfc9e-7196-4499-a5f0-444b3e348449 075943521-e9dd578c-8ad4-4981-80da-1c039c0fc59d 075943369-d9ad8032-879b-44a6-be32-702d17e7e7c7 075942804-006aaeb2-24a5-4d54-81fb-dc7e05ef9e9c 075942766-33a9d153-455f-4293-b9ec-3d4850ad0410 075942804-05158e3f-adb8-4dc7-bafe-5802d7938ad9 075942752-38249b6d-32f6-4620-bbb6-4d7743fbd05a 075942765-618d7db6-b00d-4b52-a44e-baf41f9c2c16 075942690-a30e9138-cafb-4768-8025-04874a68628d 075942034-2acc843c-fba2-49a8-aa12-02383cbe3daa 075942074-481227ff-f457-42e8-ba5a-2f77d5f79ac7 075942031-8c63ce2c-7dae-41be-b168-1e06a64da4ec 075942062-7c77f16d-c84b-451e-9765-fc503e0d8352 f1

 

SHKARKO APP