TV Klan i Aleksandër Frangaj nxjerr shpatën kundër Lulzim Bashës
Kryesore E Hënë, 19 Prill 2021 21:49
Bosi i TV KLAN, Aleksander Frangaj, ka sulmuar pa asnjë hezitim në televizionin e tij kreun e PD-së, Basha.
Ja çfarë thuhet në kronikën e TV Klan:
“Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha, me reagimin e saj pas arrestimit te ish ministrit dhe deputetit te kesaj partie, Spiro Ksera , tregoi as me pak e as me shume por nje qendrim prej Organizate jo qeveritare. Asnje fjale per menyren e arrestimit te ish ministrit te PD-se, qe i ngjan fiks atij te ish guvernatorit Fullani, dhe asnje qendrim politik per nje akuze qe mund te kishte edhe nje mase me te lehte sigurie, se sa prangat dhe qelia e burgut.
I vetmi qe doli ne mbrojtje te Spiro Kseres, ishte ish kryeministri Sali Berisha , i cili ndryshe nga deklarata limonate e Arben Ristanit, e quajti arrestimin e ish mininis
trit te tij si deshmi e dobesise ekstreme te atij qe e ka leshuar urdher- arrestin.
Dhe ne fakt, Spiro Ksera u arrestua pa u thirrur qofte edhe nje here ne organin e akuzes per te dhene deshmine dhe variantin e tij ne lidhje me akuzat e ngritura nga prokuroria. Spiro Ksera nuk eshte as person i rrezikshem dhe as zyrtar qe mund te ndikoje apo prishe provat shkresore te hetimit te ngritur, pasi nuk gezon me nje post zyrtar.
Atehere, perse dhe kujt i duhej arrestimi i tij, gati tre vjet pas atij kontrolli qe nxori me probleme disa procedura aktivitetesh ne ministrine qe ai drejtonte?
Perse Partia Demokratike shprehet se mbeshtet dhe inkurajon cdo hetim te drejtesise ne luften kunder korrupsionit, por pa u marre aspak me menyren e arrestimit te nje prej ish zyrtareve me te larte te saj? Çfare provash mund te cenohen dhe cfare rrezikshmerie paraqet individi Spiro Ksera sot, qe te perligjte masen me te rende te sigurise, ate te mbajtjes ne qeli? Por pervec ktyre pyetjeve, me i paqarte eshte vete qendrimi zyrtar i Partise Demokratike qe do i shkonte per shtat vetem ndonje Organizate joqeveritare hollandeze.
Perse Basha e shiti kaq shpejt dhe kaq lire nje ish- minister te qeverise se partise se tij?
Nderkohe qe kjo parti nuk shprehu asnje fjale kunder procedures se ndjekur per mbajtjen ne burg te Kseres, sot kjo parti protestoi fort kunder prokurorise pse kjo ka derguar ne gjyq ish kryetaren e Autoritetit te mediave Audiovizive. Nje qendrim i dyfishte per anetaret e saj. Qendrim qe gjithsesi nuk eshte mbeshtetur se pari nga vete ish kreu i kesaj partie, Sali Berisha i cili nuk nguroi ta quaje arrestimin e Kseres si te paligjshem dhe si te porositur per qellime te qarta politike”, përfundon komenti i Tv Klan.