U kapën 3.5 mln euro, Manjani: Me dy ”Toyota” të tilla bëhet Teatri Kombëtar!
Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë numëruar sasinë e eurove kontrabandë që po futeshin në Shqipëri me dy automjete ”Toyota Yaris”. Shifra ka arritur në 3 milionë e 470 mijë euro. Eurot vinin nga grupet kriminale për në portin e Durrësit me adresë personin që do ti merrte, por që prokuroria po heton se cili apo cilët janë pritësit e mallit euro.
Sipas ish-minstrit të Drejtësisë, Ylli Manjani këto para janë fiks për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Përmes një postimi në facebook, me ironi Manjani thotë se kështu nuk është nevoja as për PPP, pasi këto para janë të mjaftueshme për gjysmën e ndërtimit, deri sa të vijë edhe gjysma tjetër me “Toyota Yaris” në port!
”Me dy Toyota të tilla bëhet Teatri Kombëtar, për bukuri! Ska nevojë as për PPP e as për gërr mërr! Me Toyotën e kapur bëhet gjysma e ndërtimit. Deri sa ti vijë radha gjysmës tjetër, do jetë zënë ndonjë Toyotë tjetër…E ç’rëndësi ka se të kujt janë ato para?! Të Teatrit janë”,-shkruan Manjani në facebook.